Kosove Thaci paralajmeron modifikimin i Pakos se Ahtisarit
Venia nen kontroll e veriut te Mitrovices ne Kosove mund te kerkonte edhe modifikimin e Pakos se Ahtisarit. Lajmi behet i ditur nga gazeta kosovare Koha Ditore e cila citon kryeministrin Hashim Thaci se per autoritetet zgjidhja e integrimit te veriut te Mitrovices nuk nenkupton kryekeput formen e parashikuar ne propozimin gjitheperfshires te presidentit Marti Ahtisaari. Sic shkruan e perditshmja Koha Ditore kryeministri Hashim Thaci ka lene te hapur mundesine qe pakoja te preket. Ai ka theksuar se edhe modalitete te tjera do te kihen ne konsiderate gjate perpjekjeve per te vene kontroll ne kete pjese te territorit. Ne kemi vetem nje zgjidhje implementimin e plote te dokumentit te presidentit Ahtisari me ide kreative me ide integruese ne kuptimin gjithe etnik dhe territorial ka theksuar kryeministri Thaci. Veriu i Kosoves qe nga perfundimi i luftes me shume se dhjete vjet ka vepruar jashte kornizave ligjore te autoriteteve te Prishtines dhe serbet e atjeshem kane qene me shume te ndikuar nga Beogradi zyrtar. Nje tjeter kerkese e qeverise se Kosoves lidhet edhe me shnderrimin e UNMIK-ut ne mision diplomatik. Nderkaq zyrtare te UNMIK-ut ne Prishtine thone se do te vazhdojne punen derisa Keshilli i Sigurimit te vendose per ndryshimin ose jo te rezolutes 1244 te kerkuar nga Prishtina zyrtare. Kerkesa per zevendesimin e rezolutes 1244 me nje rezolute te re e cila njeh realitetin e ri te krijuar ne Kosove u be ne seancen e fundit te Keshillit te Sigurimit per Kosoven nga shefi i diplomacise kosovare Skender Hyseni. Zedhenesi i UNMIK-ut Rasell Geki tha se kompetencat per ndryshimet eventuale te rezolutes per Kosoven i ka Keshilli i Sigurimit. UNMIK-u do te vazhdoje te punoje ne kuader te mandatit te tij qe vjen nga Keshilli i Sigurimit derisa Keshilli i Sigurimit te vendose ndryshe. Mendoj se ajo qe kemi degjuar ne seancen e fundit per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit ishte nje mbeshtetje per punen tone nga anetaret e keshillit thote zedhenesi Rasell Geki. Nderkohe njohes te marredhenieve nderkombetare thone se UNMIK-u tashme eshte nje mision jo i fuqishem ne Kosove por sipas tyre tani per tani eshte i pamundur ndryshimi i rezolutes 1244 nese merren parasysh pozicionet e shteteve anetare ne KS-it me te drejte vetoje. Profesori i te drejtes nderkombetare Afrim Hoti thote se kerkesa per zhveftesimin e rezolutes 1244 duhet te ishte bere ne momentin e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Aktet formale duhet te ndjekin ndryshimet e rrethanave praktike ne terren. Rezoluta 1244 ishte nje akt ne fuqi ne kohen kur Kosova administrohej teresisht nga UNMIK-u kur nuk ishte e shpallur pavaresia e Kosoves nderkohe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe miratimit te kushtetutes rrethanat ne terren kane ndryshuar teresisht dhe keto ndryshime duhet te ishin formalizuar nga ana e Keshillit te Sigurimit thote Afrim Hoti.
Serbi vazhdojne hetimet per varrezen e mundshme ne Rashke
Prokuroria per Krime te Luftes ne Serbi ka bere te ditur dje se do te vazhdoje hetimet per varrezen e mundshme masive ne lokalitetin Rudnica-Majdan per dyshime te bazuara se kjo varreze ekziston. Analizat e bera deri tani nuk kane sjelle prova qe vertetojne ekzistencen e mundshme te varrezes masive.
Duke theksuar se hetimet vazhdojne ne bashkepunim me misionin e Bashkimit Europian EULEX prokuroria ka njoftuar se eshte vendosur qe me qellim te drejtesise secili krim te hetohet deri ne fund pavaresisht nga perkatesia kombetare dhe fetare e kryeresve dhe e viktimave. Ne gjysme te muajit maj eshte njoftuar per dyshimet se ne lokalitetin e permendur jane varrosur trupat e pajete te afro 250 shqiptareve te Kosoves te vrare gjate luftes ne vitet 1998-99.
Mal i Zi 500 mije euro investime per te marre nenshtetesine
Kushdo qe investon nje shume prej 500 mije eurosh ne Malin e Zi mund te marre shtetesine ne kete vend. Qeveria e Malit te Zi ne faqen e saj zyrtare ne internet sqaron se kriteret e qarta te krijuara nga ana e qeverise japin siguri juridike per marrjen e shtetesise se ketij vendi. Me tutje premtohet se te gjithe aplikantet do te verifikohen sipas standardeve te ashpra nderkombetare. Megjithate duhet se ky kriter nuk po zbatohet sic pretendohet. Mali i Zi nje vend me afro 670 mije banore ne muajin mars te ketij viti njoftoi se i eshte dhene shtetesia malazeze ish kryeministrit te Tajlandes Thaksin Shinauatra i cili ballafaqohet me denim me burgim ne vendin e tij.
Greqi
Ne hetim shitja e truallit te Kishes
Organet greke te drejtesise kane nisur hetimin lidhur me shitjen e dyshimte te truallit te shtrenjte ne zonen bregdetare te Athines ne pronesi te Kishes Ortodokse Greke beri te ditur gazeta Ta Nea. Sic ben te ditur kjo e perditshme kisha vitin e kaluar ia ka shitur nje truall prej 4000 metrave katrore qe gjendet ne bregdet ne rajonin Vuliagmeni nje te punesuari ne Keshillin e qytetit per 14 milione euro. Me pas ky truall u eshte rishitur tri kompanive per 155 milione euro shton gazeta.
Beograd
Kryhet ekstradimi i pare mes Serbise dhe Kroacise
Nje gjykate kroate ka krijuar mundesine e ekstradimit ne Beograd te nje serbi qe eshte i gjykuar per konspiracion ne vrasjen e kryeministrit serb Zoran Djindjic ne vitin 2003. Ky eshte ekstradimi i pare mes Kroacise dhe Serbise qe prej perfundimit te luftes mes tyre ne fillim te 90-ve. Arsyetimi i gjykates qe mori vendimin ishte nenshkrimi i nje marreveshjeje ne qershor qe lejon ekstradimin e te dyshuarve per krim te organizuar dhe korrupsion mes ketyre dy vendeve.
Pergatiti Blerina Olldashi
12 Gusht 2010