E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupcan Ballkani eshte rikthyer ne axhenden amerikane



Mendoj se vizita e zotit Gordon dergon nje sinjal te rendesishem mbi angazhimin e vazhdueshem amerikan. Mendoj se eshte e sigurt per te thene se Ballkani deri ne nje shkalle pati filluar te hiqet nga radari gjate administrates se zotit Bush per shkak te 11 shtatorit dhe lufterave ne Lindjen e Mesme. Tani eshte rikthyer ne fokus. Ky eshte nje ndryshim i rendesishem ne kuptimin qe Ballkani ka ecur ne drejtimin e duhur por ende nuk ka dale aty ku duhet. Sa me shume vemendje qe i kushtohet ketij vendi nga Bashkimi Evropian Turqia Shtetet e Bashkuara dhe te tjeret aq me shume ka gjasa qe trendet pozitive te cilat i kemi pare viteve te fundit te vazhdojne te thellohen.
Eshte folur kohet e fundit edhe ne anen tuaj te oqeanit se Shtetet e Bashkuara po perpiqen prapa dyerve te mbyllura ta bindin Serbine te heqe dore nga Rezoluta 1244 per te mundesuar nje pavaresi me te fuqishme per Kosoven. Ne kembim Bashkimi Evropian do te pershpejtonte integrimin evropian te Serbise. Si ju tingellon e gjithe kjo

Nuk i kam degjuar keto thashetheme por ne vitet e fundit Serbia eshte trimeruar dhe motivuar ne aspektin politik dhe ekonomik per te pershpejtuar integrimin e saj ne Evrope dhe per te thelluar pjesemarrjen e saj ne bllokun evropian dhe ne NATO. Mendoj se nje nga arsyet qe Serbia eshte udhezuar te ndjeke kete rruge eshte per ti dhene asaj ndjenjen se nuk eshte e perjashtuar per tia dhene timonin ne moderimin e politikes qe ka fundja ne interes te vendosjes se stabilitetit dhe vendosmerise ne kufjte e Ballkanit.
Cfare mendoni per samitin e Bashkimit Evropian ne Sarajeve qe do te mbahet me 2 qershor Diplomatet evropiane perfshire ketu edhe ministrin e jashtem italian arriten te sigurojne pjesemarrjen e Serbise dhe Kosoves nepermjet formatit Gymnich.

Mendoj se eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Fillimisht per faktin se Evropa duhet te jete me e angazhuar ne Ballkan duke qene se ne shume aspekte puna ka mbetur e paperfunduar perfshire ketu Bosnjen per te cilen shume vezhgues thone se mbetet nje vend i brishte. Fakti se BE-ja po merr rolin kryesor ne kete drejtim eshte shume i rendesishem dhe i mirepritur nga Shtetet e Bashkuara. Formula qe permendet nepermjet se ciles pjesemarresit ulen ne tavoline dhe bisedojne duke e lene te paqarte perfaqesimin e shtetit te tyre eshte formule e shfrytezuar edhe ne vende tjera. Si e tille pergjithesisht prodhon rezultate sepse arrin qe pjesemarresit ti beje te flasin mes vete ne fund te dites.
Dhe fundja nese synohet arritja e normalizimit te raporteve midis Serbise dhe Kosoves kjo nuk mund te permbushet nga ana e BE-se apo SHBA-ve. Ato vetem mund te ofrojne motivime mund ta vendosin tavolinen por jane shqiptaret e Kosoves dhe serbet ata qe duhet te bisedojne me njeri tjetrin per te gjetur nje forme te arritjes deri tek ceshtjet e perbashketa.

13 Maj 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›