E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Sarajeves anetaresimi i Ballkanit ne BE jo para 2020



Samiti i Sarajeves qe do te zhvillohet me 2 qershor nuk do te sjelle asnje sinjal pozitiv per anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Europian. Keshtu shkruan e perditshmja e Zagrebit Jutarnji List sipas se ciles nga drafti qe do te dale nga kjo konference nuk do te kete asnje premtim konkret apo parashikime optimiste. Ne kete dokument shkruan gazeta do te marrin pjese vende te rendesishme te Ballkanit por nuk do te kete asnje premtim konkret duke theksuar se vendet qe pretendojne te behen anetare duhet te presin deri ne vitin 2020. Perjashtim ben Kroacia e cila edhe pse pritej ti bashkohej unionit ne 2012 ka gjasa qe negociatat te shtyhen deri ne 2013. I njejti rregull vlen edhe per Serbine qe mund te nise negociatat ne vitin 2012 por per anetaresimin do te duhet nje kohe me e gjate. Gazeta shkruan se BE-ja nuk do te toleroje si ne te shkuaren vendet qe kane qene pjeserisht gati dhe se me vendet e Ballkanit kjo nuk do te jete e mundur. Samiti i Sarajeves eshte konsideruar si nje ngjarje me rendesi historike ku ministrat e Jashtem te Unionit europian do te diskutojne per te ardhmen e rajonit dhe problemet mes vendeve. Nderkohe mesohet se vendet e BE-se do te kerkojne qe anetaresimi i rajonit te mos behet ne menyren e deritanishme per shkak te konflikteve mes Kroacise dhe Sllovenise apo Maqedonise me Greqine te cilat mund te sjellin bllokimin e integrimit te njera-tjetres. BE-ja do te perpiqet qe vendet fqinje te mos kene mundesi te shfrytezimit te vetos. Me heret edhe Kosova me Serbine konfirmuan pjesemarrjen e tyre me 2 qershor. Beogradi kerkonte qe Prishtina zyrtare te mos prezantohej si shtet me vete por me mbishkrimin UNMIK. Fale bisedimeve u arrit qe dy vendet te jene te pranishme ne Sarajeve kjo per shkak se kerkohet vullneti dhe perqafimi i vlerave europiane me ane te sjelljes pozitive e ne nje sjellje te tille bene pjese edhe ardhja ne kete takim politikisht dhe simbolikisht eshte i rendesishem. Ne tubimin e Sarajeves do te marrin pjese shumica e shefave te diplomacive te vendeve te BE duke marre parasysh se shenohet dhjete vjetori i tubimit ne Zagreb dhe rendesise simbolike te prezences se perfaqesuesve te Beogradi e te Prishtines ne sallen e njejte. Por edhe nese perfaqesimi do te jete ne nivelin me te ulet te sekretareve te shtetit bie fjala kjo nuk mund ta pakesoje rendesine e asaj qe do te ndodhe ne Sarajeve.

25 Maj 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›