Sejdiu Me Serbine mund te bisedojme por jo per statusin
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu eshte shprehur se qellimi kryesor i Kosoves eshte anetaresimi i saj ne strukturat euroatlantike por ne te njejten kohe vendi ka marredhenie shume te mira me vendet fqinje dhe eshte e interesuar qe te kete marredhenie te mira edhe me Serbine por gjithmone ne raport te dy shteteve te barabarta. Presidenti Sejdiu i beri keto komente ne takimin me nje delegacion te Asamblese Parlamentare te NATO-s.
Sejdiu tha se ka nje varg ceshtjesh per te cilat mund te bisedohet me Serbine por theksoi se asnjehere nuk do te bisedohet per statusin e Kosoves dhe teresine e saj territorial qe eshte nje ceshtje e mbyllur nje here e pergjithmone. Lidhur me pranine e NATO-s presidenti kosovar tha se reduktimi i tyre duhet bere paralelisht me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve te Forces se Sigurise se Kosoves.
Greqi
Rifillojne grevat e pergjithshme kunder qeverise
Kane rifilluar ne Greqi grevat e pergjithshme kunder planit anti-krize te qeverise dhe kunder reformes se pritur te pensioneve.
Me 23 qershor do te kete nje greve kombetare ne sektorin e transporteve e cila do te ndiqet nga greva te tjera qe do te perfshijne portin e Pireut sektorin publik dhe ate privat.
Gjithashtu me date 24 do te kete manifestime masive ne qytetet kryesore te shtetit helen bejne te ditur agjencite lokale te lajmeve. Plani i pensioneve parashikon ngrirje dhe shkurtime rritje te moshes ne 65 vjec me 40 vite kontribut duke filluar nga viti 2015.
22 Qershor 2010