SHBA-Slloveni djali shpeton babain trajner
Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes prodhuan nje ndeshje te pasur me emocione dhe gola ne barazimin 2-2 ne Johannesburg. Edhe pse Sllovenia udhehoqi 2-0 amerikanet jane dolen te dilnin serish me nje pike te cmuar ashtu sic bene edhe ne barazimin 1-1 me Angline ne ndeshjen e pare. Edhe pse SHBA-te nuk kane nje skuader me lojtare te medhenj madje edhe me te vecanten e babait trajner dhe djalit lojtar Bob Bradley dhe Michael Bardely deshmuan se kane force brenda ekipit. Sllovenia qe nga ana e saj zhvilloi nje ndeshje apatike kunder Algjerise por te fituar me nje gol te Koren 79 u shfaq krejt tjeter kunder amerikaneve. Nje goditje e mrekullueshme nga larg e Valter Birses 13 i dha avantazhin Sllovenise nderkohe ne minuten e 42-te Ljubijankic shenoi golin e dyte asist i Novakovic. Djemte e Bob Bradley nuk humben moralin e betejes dhe gjeten forca te shkurtonin diferencen ne minuten e 48-te me ane yllit te tyre Landon Donovan nga nje goditje diagonale. Me pas erdhi edhe goli i djalit te trajnerit te Amerikes Michael Bradley 82 cka e coi ndeshjen ne ekuiliber te plote madje SHBA-te shenuan edhe nje gol te trete 85 qe u anulua nga gjyqtari nga Mali i Afrikes Koman Coulibaly. Lojtaret amerikane ishin kunder vendimit te gjyqtarit nga Mali Koman Coulibaly i cili anuloi nje gol te shenuar nga Maurice Edu duke u mohuar SHBA-ve fitoren tri minuta perpara perfundimit te ndeshjes me Sllovenine 2-2. Jam shume i zhgenjyer dhe shume i nervozuar - shpjegoi Landon Donovan autori i golit te pare te amerikaneve. Nuk e kuptoj se perse goli i Edu u anulua. Pashe nje aksion pa gabime nga ana jone dhe goli ishte plotesisht i rregullt. Sllovenia qe ishte duke realizuar nje goditje te madhe ne dy ndeshjet e para tashme ka kater pike ne dy ndeshje ndersa SHBA-te dy pike ne po aq ndeshje. Ne ndeshjet e fundit Sllovenia do te luaje kunder Anglise ndersa Shtetet e Bashkuara kunder Algjerise te merkuren e ardhshme.
De Rosi Deshtim po te mos kalojme grupin
Pas barazimit kunder Paraguait 1-1 ne ndeshjen e saj hapese Italia duhet te tregoje nje portret me ofensiv perballe Zelandes se Re te dielen. Duhet qe ne te jemi pak me shume agresive me te mire ne pasin e fundit. Ndeshje jone kunder Paraguait nuk ishte nje nisje e keqe - deklaroi Daniele De Rosi autori i golit te barazimit. Zelanda e Re humbi me Sllovakine dhe kunder Italise do te luaje letrat e fundit ne grupin F. Eshte nje ekip qe duhet mundur. Ne jemi dukshem superiore. Sigurisht qe duhet te bejme kujdes ndaj tyre pasi ata kane lojtare shtatlarte dhe nuk duhet luajtur me pasa te gjate. Por eshte Italia ajo qe do te fitoje. Nese ne nuk do te shkonim ne nje tetat e finaleve do te ishte nje deshtim absolut. Objektivi yne realist do te ishte gjysmefinalja.
Hulio Sezar Boterori mbyllet me samba jo tango
Tani te gjithe flasin per Argjentinen dhe per ate qe ka dhene deri tani Lionel Mesi. Per mua nuk eshte nje surprize por them se ne fund te Boterorit do te triumfoje samba dhe jo tangoja.
Kjo eshte deklarata e portierit te Brazilit Hulio Sezar i cili shprehet i sigurt se aventura e tij ne Afriken e Jugut do te mbyllet me lavdi edhe pse deri tani kombetarja e drejtuar nga Maradona ka lene pershtypjet me te mira. Eshte normale qe flitet tani per Argjentinen - tha portieri i Interit - pasi eshte e forte. Por edhe ne kemi luajtur mire. Dunga ne tre vjet e gjysme pune ka krijuar nje grup komplet dhe te mrekullueshem.
Robinjo eshte i pakorrigjueshem. Sulmuesi i Santos eshte i vetmi qe ka thyer rregullat dhe autoritetin e trajnerit te Karlo Dunges duke folur me nje televizion brazilian pohoi se kishte sjelle en Afriken e Jugut familjen e tij. Sulmuesi Robinjo kishte sjelle ne Johanesburg gruan e tij djalin dhe nenen e tij. Familja eshte ajo qe ka me shume rendesi per mua - shpjegoi ai. Per momentin Dunga nuk ka reaguar.
19 Qershor 2010