E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me tokat, zyrtaret e hipotekes dje ne gjykate

TIRANE - Dergohen ne gjykate te arrestuarit e gjate operacionit ne hipoteke "Furtuna", ku rane ne pranga gjashte persona. Burime nga institucioni i akuzes kane bere te ditur se jane perfunduar hetimet dhe eshte derguar diten e djeshme ne gjykate dosja e hipotekes me te pandehurit mes tyre 3 ish -zyrtare te ketij institucioni dhe nje ish-oficer i SHKB-se. Gjate operacionit u arrestua Veiz Senko, Halil Hima, qe ishin sekseret, Enton Babameto, Artan Mehmeti, Ramiz Hyka, zyrtare te hipotekes dhe Dali Hakorja. Burimet kane bere te ditur se mbi zyrtaret rendojne "akuzat e korrupsionit pasiv" dhe "shperdorimit te detyres". Sipas prokurorise, zyrtaret Enton Babameto, Artan Mehmeti, Ramiz Hyka dhe ish-oficeri i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, Dalil Hakorja tjetersonin pronat ne menyre te paligjshme. Ky i fundit sipas prokurorise, u kishte premtuar paprekshmeri personave te tjere. Burimet kane shtuar se, te pandehurit kishin mbivendosur disa prona. Gjashte te pandehurit akuzohen nga prokuroria e kryeqytetit se kane tjetersuar titujt e pronesise ne 13 raste dhe ne nje rast mendohet se ryshfeti shkonte ne 45 mije euro. Ne shtator prite te filloje gjykimi.

Te pandehur

Enton Babameto Zyrtar i hipotekes

Artan Mehmeti zyrtar i hipotekes

Ramiz Hyka Zyrtar i hipotekes

Dali Hakorja Oficer i SHKB-se

Veiz Senko Sekser pronash

Halil Hima Sekser pronash


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›