E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa e Tiranes nis me 2009

Blerina Hoxha

Bursa e Tiranes parashikohet te nise nga puna vitin e ardhshem ku pritet te listohen edhe kompanite e para. Sinjalin e kane dhene ekspertet e USAID qe jane duke punuar per hartimin e nje projekti te bazuar ne eksperiencen polake per funksionimin e nje nga linjave me te rendesishme te tregut financiar, tregun e kapitaleve ose ndryshe bursen. Krszysztof Grabowski, nje nga ekspertet e USAID qe jane duke punuar per funksionimin e Burses ka pohuar per mediat vendase se, 5 deri ne 10 kompani vendase jane gati te listohen ne Burse, pasi jo te gjitha bizneset jane te afta te jene lojtare te ketij tregu. Grabowski, ka thene se per funksionimin e Burses duhen te behen edhe disa rregullime pasi tashme ka nje autoritet te ri mbikeqyrjeje ne kete fushe dhe gjithashtu eshte shume e nevojshem qe te ngrihet nje sistem rregullash qe te sigurojne mbrojtjen e aksionereve. Eksperti i USAID tha se, eshte shume e rendesishme qe nje ekonomi ne rritje te kete nje treg funksional kapitalesh, i cili iu jep mundesi njerezve te investojne. Ndersa nga ana tjeter, eshte shume e rendesishme per kompanite qe nepermjet nje tregu efektiv kapitalesh te sigurojne burime te reja financimi. Nga ana tjeter integrimi ne Unionin Evropian ka nje program te rendesishem krijimin e nje tregu global kapitalesh. Por gjithashtu eshte rendesishme, ka shpjeguar Grabowski tregu i kapitaleve do te ishte i nevojshem per biznesin lokal. Nje treg lokal kapitalesh eshte i nevojshem per investitoret lokale.

Gjithashtu shtohen mundesite e investitoreve te jashtem per te investuar para ne Shqiperi. Ne fakt bursa si institucion dhe e plotesuar nga ana ligjore ekziston, por nuk i ushtron funksionet e veta. Bursa e Tiranes (TSE) eshte e para burse e krijuar ne Shqiperi. Ajo eshte krijuar fillimisht si departament i Bankes se Shqiperise, me qellimin per ta shkeputur ate pas nje periudhe tranzitore disavjecare. Brenda Bankes se Shqiperise ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj baze konsistoi ne tregtimin sekondar te bonove te thesarit dhe te 5 obligacioneve qeveritare. Bursa e Tiranes u shkeput perfundimisht nga Banka e Shqiperise ne 1 korrik 2002, per te vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj si shoqeri aksionere. Bursa e Tiranes mori licencen perfundimtare si treg letrash me vlere ne 1 korrik 2003, nga Komisioni i Letrave me Vlere. Kjo licence u rinovua perseri ne vitin 2005 per nje 2-vjecar. Nderkohe qeveria ne strategjine e saj per zhvillimin e tregut te kapitaleve synon integrimin e saj ne nje burse rajonale ne kuader te zgjerimit te BE dhe anetaresimit e vendeve te Ballkanit ku ben pjese edhe Shqiperia ne kete bllok.

Tregu i kapitaleve

Bursa (lat. bursa - traste, qese) eshte nje treg i organizuar per aksionet, huane, valuten, apo mallra te caktuara. Bursa eshte nje vend ku shoqeri aksionare, ndermarrje dhe firma te ndryshme private drejtohen per te ngritur fondin e investimeve dhe siguruar kapitalet e tyre. Sigurimet tregtohen nga anetaret e burses, qe veprojne si agjente (komisionere) dhe kryetare (shites ose tregtare). Shumica e bursave kane nje vend real (por edhe virtual) ku komisionere dhe tregtare takohen per te kryer urdhrat e institucioneve dhe investitoreve individuale qe perfaqesojne per te blere dhe shitur sigurime. Cdo burse vendos kerkesat e veta per anetaresim. Bursa e Nju Jorkut ka kerkesat me te rrepta. Ne burse kryhet shit-blerja e sigurimeve te tilla si fondet dhe bonot. Nje burse ben te mundur ngritjen e financimit me ane te shitjes se mallrave tek investitoret e huaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›