E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fund mafies se tokave, ka abuzuar me ndarjen"

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ve gishtin tek pushtetaret qendrore dhe vendore si grabites te tokave ne vend. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha garantoi pa dhene emra, se jane pushtetaret ata qe kane vjedhur tokat ne kundershtim me ligjet ne fuqi e per kete shume shpejt do te ndeshkohen. "Cilido pushtetar vendor apo qendror qe ka pervetesuar token ne kundershtim me ligjin do te perballet me ligjin dhe humbjen perfundimtare te pronesise mbi te", tha Berisha. Serish pa permendur emra konkrete, Kryeministri tha se ne grupin e dyte te abuzuesve te medhenj jane kryetare bashkish dhe kryesisht komunash qe me pusulla kunder korrupsionit, ne kundershtim me ligjin 7501 kane ndare dhe u kane dhene te tjereve sasi te medha toke, pa baze ligjore. "Me dhjetera mijera hektare jane pervetesuar ne menyre te pandershme dhe ne kundershtim me ligjin. Ata qe kane grabitur token, ne radhe te pare, jane pushtetare dhe une garantoj qytetaret shqiptar se ne kete shqyrtim nuk ka dhe nuk do te kete asnje tendence politike, te cilesdo ngjyre apo grupim", theksoi Berisha ne mbledhjen e qeverise. Sipas kryeministrit, siperfaqet e shitura me korrupsion nga qeveritaret vendore, siperfaqet e pushtuara me dhune nga qeveritaret qendrore apo vendore, apo dhe nga zyrtare te tjere do te merren. "Ne zona te tera jane bere padrejtesi te medha ne nje kohe kur ato mund te ishin teresisht te shmangshme", tha Berisha, duke pranuar se abuzimet me token jane bere dhe gjate kohes kur ne pushtet eshte Partia Demokratike. Qendrimi i kreut te qeverise vjen ne nje kohe kur ne Himare sapo u mbyllen protestat e tryeza per ndarjen e tokave. Madje se fundmi kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano eshte vene ne qender te akuzave e kritikave te te gjitha forcave politike se ka abuzuar me pronat ne zonen bregdetare. Megjithate, Kryeministri Berisha u tregua shume i kujdesshem dje qe te mos permende emra konkrete se kush jane zyrtaret qe kane abuzuar se fundmi me pronat, per sa kohe u shpreh i sigurte se jane ata qe fshihen pas "mafies se pronave". Duke u dale ne krah pronareve, Kryeministri ne fjalen e tij te zgjatur per ceshtjen e pronave ne mbledhjen e qeverise, premtoi lehtesira dhe per ta. Sipas tij, te gjitha siperfaqet qe do te vertetohet se jane perfituar ne menyre abuzive nga njerez me apo pa pushtet, do te kalojne si gjendje per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Si nje menyre per te cuar perpara jo vetem reformen e tokes, por dhe procesin e kthimit dhe kompensimit te tyre. Deri me sot, procesi i kthimit fizik te tokave ende nuk ka nisur. Ndaj pronareve eshte aplikuar kompensimi financiar per tokat e zena. Per cdo vit qeveria percakton nje fond te caktuar ne buxhetin e shtetit, i cili thuajse si per tradite ne muajt e fundit te vitit shperndahet per kompensimin financiar te pronareve. Edhe per kete vit, shuma e percaktuar ne buxhetin e shtetit, pritet te ndahen ne muajin e fundit te vitit. Agjencia e kthimit te pronave ende nuk eshte gati per ndarjen e saj. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›