E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti i Kanalit të Korfuzit në 300 media të huaja

 

Zbulimi i mbetjeve të luftanijes britanike HMS Volage, pranë brigjeve shqiptare ka gjetur një pasqyrim të jashtëzakonshëm në shtypin botëror. Rreth 300 organe mediatike, gazeta të përditshme, agjenci lajmesh e radio, si “Washington Post”, “The Sun”, “Yahoo News”, “Chicago Public Radio”, “CBS NEWS”, “Associated Press”, etj., kanë dhënë lajmin e gjetjes së shkaktares së incidentit të Kanalit të Korfuzit, në vitin 1946. Vetëm pak ditë më parë, në faqet e shtypi shqiptar u botua lajmi mbi zbulimin e mbetjeve të luftanijes britanike, e cila u godit nga minat në vitin 1946. Në këtë shkrim, autori, Auron Tare tregon se si aparaturat e anijes kërkimore “Hercules”, vënë në shërbim të ekspeditës arkeologjike nënujore, shqiptaro-amerikane, ranë në gjurmë të anijes së mbytur. Vendgjetja e këtyre mbetjeve, vetëm 1200 metra larg brigjeve shqiptare sjell të tjera fakte mbi ngjarjen e 63 viteve më parë. Me vendim të Gjykatës së Hagës, Shqipëria u shpall fajtore si agresore, por zbulimi nënujor e vë në dyshim këtë vendim. Studiuesit dhe historianët duhet të rishikojnë faktet dhe të analizojnë arsyet pse luftanija britanike ndodhej në ujërat territoriale shqiptare. Gjatë këtyre ditëve lajmi ka bërë xhiron mediatike nga Evropa, në Amerikë, deri në Indi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›