Incidenti me makinën e PS-së, identifikohen autorët

Policia e kryeqytetit ka indentifikuar autorët e dyshuar të grisjes së automjetit reklamues të Partisë Socialiste. Burime nga policia bëjnë me dije se ka nisur proçedimi penal në ngarkim të dy shtetasve me iniciale D.M, 47 vjeç dhe B.M, 42 vjeç, me banim në Tiranë.
Këto persona, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, dje rreth orës 18.00, në sheshin "Garibaldi" në Kombinat Tiranë, duke qarkulluar me automjetin tip "Ford Galax 2", me targa BJ065 MC, dyshohet se kanë grisur një pjesë të reklamës së posterit të kandidatit të subjektit politik Partia Socialiste, reklamë e vendosur në automjetin furgon tip "Benz", me targa TR 4413 U.
Sipas policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Ford Galax 2", me targa BJ065 MC, me të cilën qarkullonin autorët për të realizuar këtë incident.
Ndërkohë policia po vijon hetimet në drejtim të zbardhjes së motiveve të këtij incidenti dhe kapjen e autorëve.