Tiranë, plagoset 23-vjeçarja, në kërkim agresorët

Një vajzë 23-vjeçare dhe një i afërm i saj janë dhunuar nga tre persona në Kamëz. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Laknas të Kamzës ku Trëndafile Dragjoshi, 23 vjeç dhe Hysni Dragjoshi, 47 vjeç janë rrahur dhe goditur me sende të forta nga tre persona të tjerë banues të fshatit, për motive të dobta.
Sipas policisë autorët e ngjarjes janë Arben Koka 36 vjeç, Vladimir Koka 30 vjeç, të dy lindur në Dibër e banues në Laknas dhe Fatbardh Koka 19 vjeç, lindur e banues në Laknas të Kamzës.
Mësohet se tre agresorët kanë goditur vajzën 23-vjeçare me sende të forta në trup dhe në kokë ndërsa më pas është përdorur dhe thika.
Sipas policisë, Fatbardh Koka ka goditur Trëndafile Dragjoshi me thikë, në pjesën e dorës, duke i shkaktuar plagosje të lehtë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Plagsoje e lehtë me dashje" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".