“Dosja K” në Festivali Ndërkombëtar të Filmit në Durrës
Aktorin e mirënjohur shqiptar, Blerim Destani do të jetë një ndër personazhet që do spikas në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, i cili do të nis edicionin e tretë më 29 gusht dhe do të përfundojë më 4 shtator. Blerim Destani do të prezantohet me filmin “Dosja K”i cili ka në qendër të tij shoqërinë shqiptare. Futja e këtij filmi të zhanrit aksion- triller në garën e këtij festivali, ka qenë insistim i organizatorit të këtij festivali, ku Blerim Destani ka konfirmuar, se do t’i qëndrojë pranë prezantimit të këtij filmi, për herë të parë në trojet shqiptare. “Filmi “Dosja K”, do të shfaqet për herë të parë në trojet shqiptare. Do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Durrës, dhe ky prezantim ka ardhur si rezultat i insistimit të organizatorit, edhe pse filmi i takon zhanrit aksion-triller”, ka thënë Destani. Filmi “Dosja K”, apo “Dossier K”, i regjisorit të njohur flaman Jan Verheyen që flet për shqiptarët dhe flamanët dhe i realizuar nga aktorë belgë dhe shqiptarë nuk do të ndalet vetëm me prezantimin në Durrës. Blerim Destani, i shndërruar në Nazim Tahirin në këtë film ka bërë të ditur se ky film do të prezantohet edhe në Kosovë. “Në muajin shtator do të jemi në Kosovë, mirëpo, ende nuk e dimë nëse do të jemi në kuadër të Festivalit të Filmit Ndërkombëtarë “PrifilmFest”, apo do të prezantohet vetëm në kinemanë “ABC”. Së shpejti do të vendoset definitivisht se cilën rrugë do ta ndjekë ky film”, ka thënë Destani për filmin “Dosja K”, i cili është përcjellë edhe nga aktorët e tjerë shqiptarë: Kushtrim Sheremeti, Fatos Kryeziu, Çun Lajçi, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Jehon Gorani, Eglantina Cumeri. “Organizatori i Festivalit “Prifilmfest”, Fatos Berisha e ka parë filmin gjatë prezantimit në Berlin dhe i ka pëlqyer shumë, varet se si do të merret vesh për përfshirjen e këtij filmi në edicionin e dytë të këtij festivali”, ka thënë Destani, duke kujtuar se në edicion e parë, ai ka marrë pjesë në këtë festival me rolin e Shestanit në filmin “Koha e Kometës”, i bazuar në romanin “Viti i mbrapsht”, i shkrimtarit të mirënjohur shqiptare Ismail Kadare. “Është kënaqësi që filmi “Dosja K”, po zbret në trojet shqiptare, sepse deri më tani ky film është shfaqur në shtete të ndryshme si: Belgjikë, Spanjë, në një pjesë të Francës dhe në Japoni. Ndërkohë, filmi është shitur edhe në televizionet e 15 shteteve”, ka thënë Destani, i cili ka zbuluar se tashmë është angazhuar edhe në projekte të tjera filmike, mirëpo, detajet, sipas tij, do të zbulohen më vonë.
Tematikat në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës, ka bërë disa seksione ku do të zhvillojë aktivitetet e ndryshme në kuadër të festivalit. Përveç filmit “Dosja K”, që prek kanunin shqiptar, në këtë edicion do të vijnë edhe filmat me tematikë shqiptare si: "Hi dhe gjak" (2009) i aktores franceze Fanny Ardant, që është bazuar në një nga veprat e shkrimtarit tonë, Ismail Kadaresë si dhe filmi i seksionit ballkanik “Besa”, të regjisorit serb Srdjan Karanoviq. Ndërkohë, në mesin e aktorëve që do të jenë prezent në këtë edicion të festivalit, përveç Blerim Destanit, do të jenë prezent edhe: Fanny Ardant, Turkan Aoray, regjisori polak, Krzysztof Zanussi, Jan Harlan, Henning Lohner. Edicioni i tretë i këtij festivali do të hapet me filmin “La Vie en Rose", që mban titullin e këngës së famshme të Edith Piafit. Filmi i kushtohet artistes së madhe frënge të shekullit të kaluar që pati jetë të jashtëzakonshme. Portretizimin e Piafit, regjisori Olivier Dahan ia besoi aktores Marion Cotillard dhe loja e saj u vlerësua më 2008 me çmimet më të mëdha të mundshme për një aktore: Oscar, BAFTA, César dhe Golden Globe. Ndërkohë, mësohet se juria ndërkombëtare kryesohet nga regjisori kosovar Isa Qosja, dhe anëtarët: producentin rumun Daniel Burlac, aktoren turke Inci Demirkol, kritikun ndërkombëtar Phillip Bergson dhe aktorin italian Enrico Lo Verso. Çmimi i kritikës jepet nga juria e kryesuar nga zv/presidentja e FIPRESC-it, Alin Tasçiyan. Juria ndanë çmimet “Gladiatori i Artë”, për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë, çmimi për filmin më të mirë ballkanik. Ndërkohë për herë të pare jepet në këtë edicion çmimi i kritikës (FIPRESCI) dhe çmimi i publikut.
Reperi Kanye West, ‘prish’ shown e MTV Music Awards
Kanye West është rikthyer në zakonet e tij të vjetra në ndarjen e çmimeve MTV Video Music Aëards në New York, kur u ngjit në skenë për të protestuar kundër çmimit të parë të ndarë. Reperi ndërhyri para fitueses së kategorisë ‘Videoja Më e Mirë Femër’, Taylor Sëift, derisa ajo bënte fjalimin pas pranimit, duke thënë se videoja e Beyonce, “Single Ladies (Put A Ring On It)”, ishte ‘video më e mirë’. “Taylor, unë jam vërtet i lumtur për ty, do të lejoj ta përfundosh, por Beyonce e ka pasur një prej videove më të mira të të gjitha kohërave”, ka thënë Ëest. Ylli i muzikës pop, Pink, raportohet se është ndaluar nga sigurimi pasi ka kundërshtuar protestën e West, i cili më pas është ulur në karrigen e tij në publik. West kishte protestuar edhe në ndarjen e çmimeve American Music Awards në vitin 2004, kur ylli i muzikës Gretchen Wilson kishte mposhtur atë në kategorinë ‘Artisti më i Mirë i Ri’, duke thënë se atij i është ‘vjedhur’ çmimi. Një vit më pas, 2005, në MTV Europe Music Awards, ai u ngjit në skenë pasi videoja e tij “Touch the Sky” humbi ndaj videos së Justice dhe Simian, “We Are Your Friends”. Ai kishte protestuar edhe në vitin 2007, në MTV Video Music Awards, kur nuk fitoi asnjë çmim edhe pse ishte nominuar në pesë kategori.
18 Gusht 2010