E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e Piramides diskutimi perfshihet ne kalendarin 3-javor

Komisioni parlamentar i Ligjeve por me tej edhe Komisioni per Veprimtarine Prodhuese dhe Mjedisin do te diskutojne brenda 3 javesh projektligjin per kompleksin e ri parlamentar ku parashikohet edhe prishja e Piramides brenda 3 muajsh.

Ne nismen ligjore prej 29 nenesh Kuvendi merr te gjitha pergjegjesite per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Referuar procedurave te shpejta qe percaktohen ne ligj Kuvendi i ri duhet te jete gati brenda dates 28 nentor 2012 perkatesisht me festimet e 100-vjetorit te pavaresise se vendit. Sipas projektit ende nuk ka nje kosto financiare per ndertimin e kompleksit parlamentar ndersa ne tenderin qe do te zhvillohet per ndertimin e tij do te kerkohet si kriter koha e shkurter e ndertimit dhe nje kosto sa me e leverdishme. Vetem 10 dite pasi ligji te hyje ne fuqi Kuvendi do te marre ne pronesi Piramiden. Me pas sekretari i Pergjithshem do te marre ne dorezim punen se bashku me nje komision shteteror i cili do te mbikeqyre procedurat. Kuvendi do te zhvilloje nje tender me negocim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›