E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, Kuvendi miraton ligjin për hetimet e EULEX-it

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet projektligjin e përgatitur nga qeveria për të lejuar prokurorët e EULEX-it të hetojnë edhe në territorin shqiptar mbi akuzat për trafik organesh të serbëve të bëra në raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty.
 

Kuvendi votoi me 127 vota pro ligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me task forcën hetimore speciale të EULEX-it i cili bë me dije pak ditë nga kryeministri Sali Berisha.
 

Ndërsa i cilësoi akuzat e Dick Martyt si të pavërteta, kryeministri ka theksuar se prokurorët do të hetojnë edhe për varrezën e përbashkët dhe vendin e transplantimit të organeve, për të cilën Marty raporton se ndodhet në veri të Shqipërisë.
 

Gjithashtu Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro dhe 55 vota abstenim edhe projektligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›