Kuvend, miratohen ndryshimet në ligjin e pronës

Kuvendi i Shqipërisë
Opozita ka abstenuar për ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës. Ligji kaloi vetëm me votat e mazhorancës, pasi ligji u miratua me 73 vota pro dhe 55 abstenim.
Kuvendi gjithashtu ka miratuar me 127 vota pro ligjin Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me task forcën hetimore speciale të EULEX-it. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë nisjes së hetimeve lidhur me akuzat raporterit të Këshillit të Evropës, Dik Marti për trafikim të organeve gjatë konfliktit Serbi-Kosovë.
Në këtë mënyrë, EULEX do të mund të hetojë këtë çështje për të verifikuar nëse ka fakte mbi akuzat e Martit, sipas të cilit në Shqipëri është kryer trafikim i organeve të ushtarëve serb.
Gjatë seancës së sotme parlamentare, Enkelejd Alibeaj, relator i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës, u shpreh se me miratimin e këtij ligji do të zgjidhet njëherë e mirë çështja e pronës. Për këtë ai kërkoi që ligji të marrë edhe votën e opozitës, pasi nuk ka ngjyrime politike.
Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar qeverinë për dështim në zgjidhjen e problemit të pronësisë. Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, akuzoi qeveritarët se janë përfshirë në afera korruptive ku prona ka kaluar në duar të disa personave të cilët nuk janë pronarët e vërtetë.
Çpo ndoh me pronat në jug, duke filluar në Porto Romano, duke përfunduar në Borsh, çpo ndodh në dy ligje, për legalizimin? Ka lidhje me aferën korruptive që po e kalon pronën në duar banditësh që po marrin vijën bregdetare, për të lënë në gisht në gojë të gjithë pronarët, u shpreh deputeti i PS-së.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, replikoi duke u shpreh se PS deri ën vitin 2005 kishte kompensuar 0% të ish-pronarëve.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi u shpreh se zgjidhje të çështjes së pronave mund të japë e djathta pasi PS-së ua mori dhe i masakroi pronarët. Po bën çështje të programit politik çështje të cilat familja e tij i dogji i masakrojë. Nuk mjafton që të thuhet nuk jemi komunist. Nuk mund të mbroni të drejtat e tyre që i masakruar dhe u vodhët pronën, tha Halimi. /F.S/