Incidenti në avion, Obama: Të shtohen masat e sigurisë për fluturimet
Presidenti amerikan Barack Obama ka urdhëruar shtimin e masave të sigurisë për fluturimet brenda dhe jashtë vendit. Ky urdhër vjen si reagim ndaj një tentative për atentat kundër një avioni civil në afërsi të Detroitit. Një nigerian ishte përpjekur të ndizte një mjet shpërthyes gjatë një fluturimi me linjën Delta Northëest, bënë të ditur autoritetet në SHBA. Nigeriani është vënë nën kontroll nga pasagjerët dhe ekuipazhi. Atentatori pas arrestimit pranoi se kishte lidhje me rrjetin terrorist El Kaeda.
Pasagjerët thanë se 23- vjeçari mori flakë gjatë incidentit. 'Po bërtiste dicka për afganistanin. 5 burra ju vërsulën sipër dhe e qetësuan", tha një pasagjere. "Ai po digjej, dhe i hodhëm ujë për të fikur zjarrin. në gjithë avionin u përhap era e tymit," tregoi një tjetër nga pasagjerët.
Ndërsa një tjetër shtoi se kishin kaluar disa momente frike dhe besonin se nuk mund tja dilnin të uleshin në aeroport.
Ndërkaq njoftohet se të gjithë personat e plagosur kane marre ndihmën e parë mjekësore dhe se asnjë prej tyre nuk ka marre plage serioze për jetën. Mjeti fluturues arriti pa probleme në Aeroportin Metropolitan të Detroitit me 278 pasagjerë në bord. Zyrtarët e anti-terrorizmit thanë se i arrestuari, 23-vjeçari Umar Faruk Abdul Mudallab po kurohet në një spital lokal.