Irlandë/Zjarr në katedralen e Shën Melit, shënohen dëme të mëdha materiale
Një zjarr ka shkatërruar pothuajse tërësisht katedralen e Shën Melit në qytetin irlandez të Longfordit. Flakët përfshinë katedralen në orët e para të mëngjesit të krishtlindjeve, dhe grupet e zjarrfikesvë që mbërritën në venndgjarje nuk mundën ti kontrollonin.
Shefi i zjarrfikësve tha se dëmi ishte shumë i madh dhe se ishin djegur të gjitha mobiljet, ndërsa është rrëzuar edhe çatia.
Arkipeshkvi Kolm O'Reilli tha se rindërtimi i katedrales e cila daton që prej shekullit të 19-të, do të kushtojë rreth 2 milionë euro.
Ai tha se katedralja nisi të ndërtohej në vitin 1840 dhe që prej asaj kohe është konsideruar një vepër e rrallë arti.
"jam shumë i trishtuar nga kjo ngjajrje e rëndë. kam 40 vjet që punoj këtu dhe kjo ëhstë bërë pjesë e jetës sime dhe e qytetit të Longfordit," tha Arkipeshkvi.
Ndërkaq policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili nisi fillimisht në pjesën e pasme të ndërtesës dhe pastaj u përhap me shpejtësi. Djegia e katedrales detyroi besimtarët të festonin meshën e krishtlindjeve në një tjetër kishë.