E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikan, një person tenton të hyjë nudo në sheshin e Shën Pjetrit

Një person tentoi të futej tërësisht lakuriq në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, para qindra turistëve dhe besimtarëve të mbledhur me rastin e Krishtlindjeve.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:30 të ditës së premte.
Personi i zhveshur nudo tentoi të futej në një prej hyrjeve dytësore të sheshit në Vatikan.
Në momentin që nudisti u pikas prej rojeve të sigurimit ai tentoi të futej me dhunë duke detyruar sigurimin të përdorte forcën për ndalimin dhe dëbimin e tij nga sheshi para qindra njerëzve.
Ka mbetur ende i paqartë motivi i veprimit të kryer, por autoritetet dyshojne se nudisti mund të jetë pjesë e ndonjë shoqate homoseksualësh të cilët kërkojnë ligjërimin e martesave të të njëjtit seks në Itali.
Kërkesa në fjalë nuk ka gjetur aprovim dhe është kundërshtuar prej Vatikanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›