E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti ne port hetime per shkelje te rregullave te mbrojtjes

Durres Specialisti i plagosur ende ne spital jashte rrezikut per jeten

Nisin hetimet per shkelje te rregullave te mbrojtjes ne pune pas ngjarjes ne Portin Detar te Durresit. E ndersa kane nisur hetimet lidhur me ngjarjen nga spitali i Durresit behet e ditur se 55-vjecari Skender Derjai specialisti xhenerik qe ishte plagosur me rende ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ndodhi pasditen e se shtunes ne oficinen e riparimit te mjeteve te Portit Detar Durres e cila menaxhohet nga firma Cargotek Albania. Gjate proves perfundimtare pas riparimit te nje prej pajisjeve te renda qe perdoret per ngarkim-shkarkimin e kontejnereve ka ndodhur nje avari si rezultat i se ciles u demtuan dy nga kater punonjesit qe ndodheshin ne oficine. Gjithcka ndodhi gjate punes per riparimin e nje mjeti te rende te markes Fantuzzi qe sherben per ngarkim-shkarkimin dhe stivimin e kontejnereve. Ndersa ne oficine po behej prova perfundimtare para daljes ne pune te mjetit ka plasur mekanizmi levizes i pistonave me presion vaji i cili ndodhet ne pjesen e pasme te tij. Si pasoje e kesaj plasjeje u demtua ne fytyre dhe kryesisht ne pjesen e djathte te saj specialisti Derjai punonjes i firmes Cargotech Albania. Nderkohe mbeti i lenduar edhe kolegu i tij 60-vjecarin Petraq Gogoli. Grupi hetimor qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes sapo eshte njoftuar per incidentin e ndodhur mbremjen e se shtunes ka kryer menjehere veprimet procedurale per vepren penale te shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune ndaj firmes qe menaxhon oficinen e portit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›