E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia i gjen dy te miturit ne nje banese ne Perrenjas

Tirane E kritikojne per mesimet arratiset me nje shok

Mbledhjet me prinderit dhe kritikat ndaj nxenesve per shkak te mosparaqitjes se mire te tyre ne mesime duket se jo gjithmone sjellin permiresime. Rasti i kundert ka ndodhur me dy adoleshente ne Tirane nje vajze dhe nje djale te cilet pasi jane kritikuar nga prinderit per renien ne mesime kane vendosur tia mbathin me qellim per te jetuar larg tyre. Brenda pak ditesh policia ka mundur ti gjeje dhe ti ktheje ne familje pavaresisht se ata kishin arritur te shkonin deri ne Perrenjas. Nen kujdesin e psikologut dhe ne pranine e prinderve ata kane vendosur te kthehen ne familje pavaresisht se me kete veprim eshte dukur se kane dashur tu tregojne dhembet prinderve te tyre. Ngjarja eshte regjistruar kater dite me pare ne Tirane ku prindi i 14-vjecares Alvina A. ka kerkuar ndihmen e policise per gjetjen e vajzes. Ai eshte paraqitur ne Komisariatin Nr. 2 te Tiranes ku ka shpjeguar se vajza e tij adoleshente ishte larguar nga shtepia dhe nuk ishte kthyer me. Nga frika se do i ndodhte ndonje gje ai ka vene ne perdorim te policise edhe foton e vajzes. Sipas te dhenave prindi i vajzes se re nuk ka dashur te denoncoje thjesht ka kerkuar qe te gjendet. Me pas ai ka pranuar te denoncoje dhe te shpalle ne kerkim vajzen e tij 14-vjecare. Sipas shpjegimeve te dhena ne polici ai ishte vene ne dijeni se vajza kishte rene nga mesimet dhe e kishte kritikuar per kete gje duke kerkuar me shume prej saj. Por kerkesat kane ndikuar negativisht te vajza e cila ka vendosur te largohet nga shtepia. Ajo ishte larguar bashke me nje shokun e saj Klodian B. 15 vjec te cilin e kishte ne shkolle por edhe ne lagjen ku jetonte tek Komuna e Parisit ne Tirane. Per dy dite policia ka mundur te kontaktoje me mesazhe telefonike me vajzen e larguar e cila ishte shpallur ne kerkim policor. Por pa kaluar shume kohe ajo eshte gjetur ne Perrenjas. Atje kishin shkuar bashke me djalin i cili kishte nje kusheri te larget. Menjehere policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka shoqeruar dy te rinjte per ne mjediset policore. Me pas sherbimet e Komisariatit Nr. 2 ne Tirane kane shkuar ne Perrenjas dhe kane sjelle prane familjeve perkatese dy adoleshentet e larguar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›