E Diel, 1 Nëntor 2026

Trageti Veronika mbetet ne kalaten e molit te Vlores

Shtyhet afati per shlyerjen e borxhit. Marinaret e huaj ende ne pritje

Skadon afati i vendosur nga Porti i Vlores per shlyerjen e borxhit te tragetit Veronika Lines. Mjeti lundrues qendron prej 2 muajsh i bllokuar ne mol per shkak te nje detyrimi prej 50 mije eurosh qe pronaret i kane portit. Data 7 nentor ishte caktuar si afati i fundit i qendrimit te mjetit lundrues ne kalaten e trageteve te molit te Vlores dhe me pas do te behej sekuestrimi i tij por sipas drejtorit te Portit te Vlores Kasem Mahmutaj mjetit lundrues do ti lihen edhe disa dite afat. Burime konfidenciale brenda Portit te Vlores bejne te ditur se ndryshimi i afateve kohore ka ardhur pas daljes si garantues e njerit prej filialeve te bankave private qe veprojne ne qytetin bregdetar. Nese debia nuk do te shlyhet nga banka apo pronaret sipas rregullave te portit trageti do te sekuestrohet dhe do ti kaloje ne pronesi Portit Detar te Vlores. Shega Trans se bashku me banken do te jene aksioner ne kete traget ku dhe sekuestrimi i tij nuk mund te behet pasi banka do te shlyeje debitin qe ka ky traget dhe me pas trageti do te futet ne linje per te filluar punen serish bejne te ditur burimet konfidenciale.

Marinaret

Nderkohe marinaret e huaj qe ndodhen prej me shume se gjashte muaj ne tragetin Veronica Lines vijojne te vuajne mungesen e ushqimit dhe kushteve minimale te higjienes. Prej gjashte muajsh ata nuk jane paguar per shkak te problemeve financiare qe po kalon shoqeria qe ka ne pronesi tragetin. Ata ankohen se ende nuk kane uje te mjaftueshem dhe detergjente per te mbajtur higjienen personale dhe se ushqehen keq. Nderkaq prej dy muajsh 15 marinare te huaj 14 prej te cileve jane nga India dhe njeri nga Indonezia qendrojne te ngujuar ne tragetin Veronika Lines qe eshte bllokuar ne Portin Detar te Vlores. Me shprese se banka e cila do te behet aksionere ne kete traget 14 marinaret indiane dhe ai indonezian do te marrin rrogat e prapambetura dhe shume prej tyre do te largohen nga trageti ku sipas tyre u zhgenjyen me pronaret te cilet u tallen me punen e tyre.

Trageti ne te cilin ata jane bllokuar eshte prone e nje kompanie italo-shqiptare qe ka nje borxh prej 50 mije eurosh ndaj Portit te Vlores e nuk lejohet nga autoritetet te rinise lundrimin pa e shlyer. Borxhi duhet te ishte shlyer ne muajin gusht 2010 por porti ende nuk eshte likuiduar.

Trageti disa here ka rrezikuar te behet burim aksidentesh per mjetet lundruese. Gradualisht ai po prishet dhe ndryshket nderkohe qe nga perplasjet ka shkaktuar probleme edhe per molin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›