E Diel, 1 Nëntor 2026

Indeksi gjerman i aksioneve DAX, rënie rekord

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 23:30

Frika e vazhdueshme nga recesioni dhe kushtet negative nga Azia e vunë nën presion tregun e aksioneve në Gjermani në hapje të një jave të re në bursë.

Në Bursën e Frankfurtit mbi Majn indeksi orientues i aksioneve DAX ra përkohësisht me 4% dhe me rreth 5.300 pikë shënoi një rekord të ri rënieje për këtë vit.

Në bursën kryesore aziatike në Tokio indeksi i aksioneve Nikkei shënoi një minus me 1,86%.

Në SHBA kjo e hënë është ditë feste, ndaj bursat janë të mbyllura.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›