E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indeksi i tranzicionit sipas BERZH Shqiperia progres

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka kryer një studim mbi Indeksin e Tranzicionit për 29 vende, për periudhën kohore 1998-2010.
Në këtë studim, Shqipëria merr vlerësime kryesisht për progreset e bëra në rritjen e GDP-së, investimeve të huaja direkte, liberalizimin e tregtisë dhe çmimeve dhe në procesin e privatizimit.

Gjithashtu BERZH ka vlerësuar ndërhyrjen e Autoriteteve, me masa të rëndësishme, për të shmangur krizën por edhe progreseve të mëtejshme në integrimin drejt BE- së.

Në studimin e BERZH, flitet gjithashtu edhe për një sërë përmirësimesh të tjera që vendi ynë duhet të realizojë, përsa i takon menaxhimit të korporatave shtetërore dhe menaxhimit të rrugëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›