E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i Onkologjikut Ilaçet me firmë për pacientët

Pas skandalit të ndodhur tek Onkologjiku, nga muaji i ardhshëm të gjitha medikamentet e QSUT do të jenë lehtësisht të verifikueshme, se tek kush pacient do të përdoren. Në kartelën e çdo të sëmuri do të shënohet, me firmën e tij, që medikamentin, të cilin e ka përdorur, ia ka siguruar spitali. Kjo masë e re kryhet në një kohë kur një pjesë e barnave janë shpërdoruar apo dhe janë vjedhur. Drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku, thekson se nga farmacia qendrore e QSUT-së, të dhënat për çdo kërkesë të farmacive të pavijoneve do të jenë online. “Për herë të parë, farmacitë qendrore dhe dytësore do të jenë të lidhura në sistem online dhe ne do të kemi një informacion të saktë çdo ditë, çdo orë dhe çdo moment, se cilat janë hyrjet dhe daljet që ndodhin ndërmjet këtyre dy niveleve të farmacive. Pastaj, kontrolli bëhet nga farmacia periferike në shërbim, dhe në shërbim të krahasuar me kartelën e shërbimit ne shmangim në shkallën më të lartë të mundshme mundësinë e përdorimit të ilaçeve jo për pacientin” - tha Ivziku. Ai ka bërë të ditur se një tjetër hap i reformës është edhe funksionimi i recepsionieve. Kjo do të thotë se një person që është i siguruar dhe ka ndjekur e zbatuar sistemin e referimit do të kalojë direkt për konsultë në shërbimin e kërkuar. Ndërsa personat që nuk e kanë ndjekur këtë sistem, do të paguajnë tarifat e aprovuara me ligj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›