E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 26 të vdekur nga rënia e zjarrit



Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Kalkutës në Indi.Si pasojë e rënies së flakëve në një godinë, kanë humbur jetën të paktën 26 të vdekur. Ky është bilanci provizor i tragjedisë e cila u regjistrua në lindje të ëest Bengala. I njohur si "shtëpia e Stephen-it' , pallati historik mirëpriste zyrtarë të lartë indianë dhe ndërkombëtarë. Nuk dihet ende saktësisht se cili ishte shkaku i rënies së zjarrit. Menjëherë janë ndodhur në vendin e ngjarjes ekipet e zjarrfiëksave. Sipas të dhënave të para, flakët kanë nisur në një ashensor . Nga flakët janë shaktërruar tërësisht dy kate të ndërtesës historike e cila gjendet në Park Street, arteria komerciale më e rëndësishme në këtë qytet të Indisë. Burimet lokale bëjnë të ditur se ekipet e zjarrfikësave janë vonuar përgjatë rrugës drejt vendit të ngjarjes, për shkak të trafikut të rënduar. Sipas televizionit "Times Now", të viktimat disa prej të cilave u hodhën nga dritaret dhe disa u përfshinë nga flakët, janë 26, por ky është një bilanc jo definitive. Ndërkaq janë regjistruar edhe të paktën 20 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›