Indi, 31 të vdekur, dhjetëra të humbur nga mbytja e tragetit
Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur, pasi një anije me mbi 200 pasagjerë u mbyt në brigjet e lumit në Bangladesh. Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas kreut të policisë lokale, Mohamad Shahabudin Khan, 35 njerëz janë shpëtuar pasi trageti u përplas me një anije mallrash. Qindra njerëz janë mbledhur në port në pritje të informacioneve për të afërmit e tyre. Anija MV Shariatpur-1 po udhëtonte për në kryeqytetin Dhaka, nga rajoni i afërt Shariatpur. Ajo u mbyt rreth 32 kilometra në jug të Dhakas. Raportimet e ndryshme japin shifra të ndryshme për praninë e njerëzve në bord, disa flasin për 200, të tjerë për 300.