E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, 36 të vdekur nga shembja e një fabrike kimike

Autoritet indiane deklarojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi dhjetëra punëtorë të tjerë rezultojnë të zhdukur.     

Pothuaj 100 punëtorë dhe inxhinierë po punonin në ndërtimin e një oxhaku rreth 100 metra të lartë për një fabrikë në shtetin Chhattisgarh, kur konstruksioni u shemb pas disa reshjeve të dendura shiu dhe një furtune.
    
"Operacioni i shpëtimit vazhdon dhe rreth 10 vinça po punojnë për zhvendosjen e rrënojave, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po punojnë me shume kujdes për të larguar pjesë të ndërtesës së shembur, me qëllim nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve, nëse ka ende të tillë. Mund të duhen edhe dy apo tre ditë të tjera që ekipet të largojnë rrënojat plotësisht", deklaroi kryeadministratori i distriktit, Ashok Agraëal.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›