Qeveria japoneze hetim marrëveshjes bërthamore me SHBA-në
"Përsa i përket kësaj marrëveshjeje sekrete është ngritur një komision hetimi prej 15 personash'', njoftoi në një komunikatë Ministria e Punëve të Jashtme.
Kryeministri i qendrës së majtë, Jukio Hatojama pati premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do të zbardhte çështjen e një marrëveshjeje të fshehtë përsa i përket armëve bërthamore, ekzistenca e së cilës është mohuar nga konservatorët.
Ish-diplomatët japonezë konfirmuan se një marrëveshje sekrete e arritur mes Tokios dhe Uashingtonit në vitin 1960, kishte autorizuar anijet dhe avionët amerikanë të pajisur me armë bërthamore të zbresin në Japoni gjatë luftës së Ftohtë.
Përfunduar në momentin e rishikimit të traktatit të sigurisë mes Japonisë dhe SHBA-së në 1960, kjo marrëveshje është mbajtur e fshehur në kundërshtim me politikën japoneze të miratuar në 1968 që përmban tre parime antibërthamore.