E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shpreh keqardhjen për viktimat në Afganistan

Presidenti Barak Obama i ka shprehur keqardhjen e tij homologut Hamid Karzai për vdekjen e disa civilëve gjatë sulmeve amerikane në provincën Helmand të Afganistanit.
 

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se dy presidentët biseduan për rreth një orë me anë të një video konference.
 

Biseda mes dy liderëve vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Amerikës dhe Pakistanit janë ftohur ndjeshëm.
 

Më herët presidenti Afgan ka kritikuar disa herë sulmet ajrore të avionëve amerikanë pa pilotë që akuzohen se kanë shkaktuar viktima civile.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›