E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, nëna dhe vajza të martuara me të njëjtin burrë

BANGLADESH-Që një nënë dhe vajza e saj të kenë marrdhënie seksuale me të njëjtin burrë është disi e frikshme, por në fakt për një tribu në Bangladesh kjo është e nevojshme edhe pse femrat nuk ndjehen te lumtura.

Që fëmijë në një fshat të thellë malor në Bangladesh, Orola Dalbot, sot 28 vjec u rrit nën kujdesin e burrit të dytë të mamasë së saj, Noten sot 41 vjec. Babai i saj vdiq kur ajo ishte ende shumë e vogël dhe nëna e saj i rimartua.

Noten ishte një burrë i pashëm dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. "Mendoja se mamaja ime ishte me fat që kishte një burrë si Nota dhe unë shpresoja të gjeja një si ai”.
Por, kur ishte në moshën e pubertitetit, Orola mësoi të vërtetën që nuk ja priste mendja, ajo ishte tashmë gruaja e Note. Dasma e saj ishte planifikuar që kur Orola ishte vetëm 3 vjec. Sipas traditës e fisit Mandi, kur nëna është e ve, nëse ka vajzë, të dyja martohen me të njëjtin burrë.
“Doja të ikja larg kur e mësova këtë të vërtetë. Isha komplet e lëkundur në këtë mes”, thotë Orola. Por, nëna e Orola, 50 vjecarja Mittamoni i sugjeroi vajzës t’a pranojë këtë martesë.
Në fisin Mandi  Bangladesh të Indisë, gratë e veja marrin një burrë po nga fisi i burrit të vdekur, shumë të ri në moshë, që të kujdeset fillimisht për vejushën e më pas për vajzën e saj, përfshirë këtu dhe seksin, kur vajzat janë në moshë për seks.

“Nëna ime ishte vetëm 25 vjec kur babai im vdiq. Ajo nuk ishte gati që të qëndronte vetëm”, shpjegon Orola.
Fisi i ofroi vejushës Noten, në atë kohë vetëm 17 vjec, me kush që kur Orola të rritej, Nota të martohej me vajzën.
Nota ndërkohë pati dhe 2 fëmijë me nënën e Orolës. “Nëna ime kishte 2 fëmijë me të, unë doja një burrë vetëm timin”,

Situata ishte dyfish e padrejtë për sytë e Orolës, kur në fisin Mandi, gratë i zgjidhnin vetë burrat e tyre, ndërkohë që vajzën e kishin martuar vetëm 3 vjec me Notën.

Sot Orola Dalbot është nënë e 3 fëmijëve dhe se bashku me Notën kane, një djalë 13 vjecar, një vajzë 6 vjecare dhe një foshnje 18 muajshe, po vajzë. Familja jeton në një banesë në një fshat të thellë ku nuk ka as elekstricitet dhe as ujësjellës.

Qyteti më i afërt janë ca banesa rrangalla, banorët e të cilit tregtojnë vaj dhe qirinj. Kurse famija e Orola punon pak ha tokë ku kultivojnë ananas dhe banane.

Tensioni i vetëm i madh në familjen 3 kurorëshe ishte casti kur Orola flinte me Notën. “Nëna ime e dinte që ai do të flinte me mua, dhe nuk e shmangte dot këtë. Por, më pas ai nisi të më preferonte mua dhe jo atë. Kjo coi nënën time në urrejtje dhe njëherë me futi helm në ushqim ku unë nisa të vjëll. Atë ditë ajo fjeti me Notën, pasi unë isha shumë sëmurë. Nëna ime e donte marrëzisht Noten”.

Dhe sot Orola e pranon faktin se marrëdhënia nënë bijë nuk është më kurrë si më parë. “Përderisa unë nuk i marr dot këshilla nënës sime, përderisa ndjehem e braktisur nga ajo, kemi ndarë rolet tona në këtë shtëpi ku mbijetojmë”.

“Jeta ime u shkatërrua deri në atë farë mase sa unë mendova dhe deri vetëvrasjen, por pasi mësova se isha shtatzanë, atëherë mendova se kisha një qëllim shumë të madh për të jetuar, të lindja dhe të rrisja fëmijën tim”.

Nëna e Orola, dëgjon fjalët e së bijës teksa ajo tregon dhe shprehet se nuk ndjehet fajtore për asnjë gjë. “ Martesa ishte e nevojshme. Nuk mund të menaxhoja cdo gjë vetëm, teksa burri më vdiq. Ideja e martesës sime me Orola, ishte vendim i fisit, jo i imi”. Më tej Mittamoni tha se detyra e saj ishte të mbronte vajzën teksa ajo rritej dhe këtë e bëri mirë si nënë, ndërsa shprehet se nuk e pati të lehtë të ndante një burrë më dysh.

Por, martesa të tilla nuk është se kanë të bëjnë me kënaqësitë seksuale të burrit. Fisi Mandi me martesë të tillë pretendon se mbron në këtë rast femrën. Kështu në këtë martesë fisi Mandi presupozon se familja mbetet gjithmonë e re pavarësisht vdekjes së pjestarit të parë të familjes dhe e dyta, nëse nëna vdes, pronat e pasuria trashëgohen nga vajza e saj që është edhe më e re.

(pershtati d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›