E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Gudelevic: Barrikadat duhet të hiqen

BRUKSEL- Zëdhënësja e misionit të BE-së në Kosovë, Irina Gudelevic, ka deklaruar se barrikadat në pjesën veriore të Kosovë, duhet të hiqen.

“Barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen”, citohet të këtë thënë Gudelevic për agjencinë Beta.

Ajo shtoi se “fundi i fundit, njerëzit që më së shumti dëmtohen, janë ata që jetojnë në afërsi të tyre dhe kjo e bënë jetën e tyre edhe më të vështirë”.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›