E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten tarifat Tafaj Studentet lehtesira ne kredi

Brenda muajit tetor reforma financiare  pritet që të diskutohet në tryezë nga të gjithë aktorët e interesit. Detajet  nuk janë  bërë ende publike, por e sigurt është  nga ajo që ka lënë të nënkuptohet nga ministri i Arsimit, se reforma do të sjellë një rritje të tarifave të shkollimit, por nga ana tjetër shprehet  Myqerem Tafaj të rinjëve do tju krijohen mundësi më të shumta e më lehtësuese për marrjen e kredive.

"Dokumenti përfundimtar politik është studiuar në të gjithë departamentet, dhe fakultetet e universiteteve tona. Kanë filluar të vijnë komentet. Ne së shpejti do të kemi një konferencë me të gjithë universitetet për ta shpallur të gjithë paketën e reformës financiare e cila po shkon drejt përfundimit. Duhet të merrni anën tjetër të problemit, asnjë student nuk do detyrohet të financojë nga kursimet e familjes, po do ketë një institucion që do ti japë kredi gjithë studentëve për financimin", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Tashmë në të gjitha universitetet ka mbërritur drafti për finacimin e ri. Një  ditë më parë përfaqësuesi i qeverisë për arsimin, ka bërë publike për AS disa detaje të kësaj reforme. Ajo do të nisë me  universitetet publike, do të financojë drejtpërsëdrejti  studentin, ndërsa privatët duhet të plotësojnë dy kushte të jenë të akredituar dhe të mos i përdorin fondet në favor të tyre.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›