E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e opozites Imami SHIU nuk vepron jashte ushtrise

Sherbimi informative ushtarak nuk vepron jashte ushtrise.Keshtu i eshte pergjigjur akuzave te opozites ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ne raportimin e tij para komisionit te sigurise. Sipas perfaqesuesve te opozites kjo agjensi ka dale nga funksioni i saj me marrjen pjese ne ngjarjet e 21 janarit ndersa keto akuza u hodhen poshte nga ministri i Mbrojtjes.

"Nuk e implikon në asnjë gjë jashtë forcës së armatosur", tha Arben Imami, mMinister i Mbrojtjes. Lidhur me kete ceshtje Imami tha se mund te sqaroje te gjithe deputetet ne nje mbledhje me dyer te mbylluar pasi informacioni mbetet i klasifikuar.Nderkohe kreu i ministrise se Mbrojtjes foli dhe per armet toksike dhe kimike duke konfirmuar dhe nje here faktin se ne Shqiperi ato nuk ekzistojne.

"Nuk ka armë kimike dhe bakterologjike, ato janë shkatërruar. Po cmund tju them më tepër, ka lëndë kimike, po jo luftarake që nuk përbëjnë një rrezik në kuptimin e ndotjes, por që janë materiale të tepërta të panevojshme. Për trajtimin e tyre aktualisht jemi duke u konsultuar me OSBE për të gjetur një zgjidhje në kohë sa më të shpejtë", vijoi Imami.

Imami u ndal dhe tek rekrutimi i femrave ne ushtri duke thene se kjo eshte nje detyre e presidentit per ballancimin e numrave.Nje tjeter diskutim u zhvillua dhe mbi studentet te cilet jane derguar jashte nga kjo ministri por qe nuk jane kthyer ne vend.Per kete ministri tha se te gjithe ata qe nuk jane kthyer do te veprohet ne baze te ligjit e deri ne procedime.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›