Indi, pas sulmit terrorist dorëhiqet ministri i Brendshëm dhe Këshilltari i Sigurisë
Indi- Dy personalite të larta të shtetit indian kanë dhënë sot dorëheqjen, ministri i Punëve të Brendshme të Indisë, Shivraj Patil dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, M.K. Narajanan. Tri ditë pas masakrës ata braktisën detyrën në ndjejnë të fajit moral për atë që ndodhi në shtetin e tyre. Për tre ditë me radhë Mombei përjetoi terrorin më të rëndë në histori ku humbën jenë 200 të vdekur.
Politikanët indian janë kritukat ashpër për mënyrën se si reaguan pas sulmeve terroriste, ku në shënjestër ishin turistët e huaj që gjendeshin në Indi. Ata u përpoqën të largojnë fajin nga vetja, duke kërkuar lidhjet e atentatorëve jashtë vendit. Ata pretendojne se kane gjetur nje prove qe tregon perfshirjen e Pakistanit ne këto sulme.
Sipas zyrtareve indiane, i vetmi i mbijetuar nga komandoja terroriste që vrau rreth 200 vetë në Bombei ështe pakistanez. Ai identifikohet me emrin Mohamad Ajmal Kasam.
Ai me sa duket ishte nje prej 10 terroristeve që sulmuan në grup kryeqendren financiare të Indise, Bombein. Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari tha se qëllimi i grupit ishte të vrisnin mijëra vete e të vinin në jete planin për një 11 Shtator indian.