Patrullonin në orët e natës, rrihen dy oficerët e rinj
Dy policë kanë rënë pre e
dhunës në Kombinat të Tiranës
gjatë kryerjes së detyrës,
kur ishin duke verifikuar personat
që lëviznin në orët e vona të
natës. Sipas policisë, autorët e
kësaj ngjarjeje janë Altin Pishaj
dhe Leonardo Krasniqi, të cilët
janë arrestuar për dhunën e ushtruar
ndaj dy efektivëve të Patrullës
së Përgjithshme. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se nga komisariati
nr. 6, është marrë
njoftim se në orën 02:00 të
mëngjesit, dy oficerë policie janë
dhunuar nga dy persona. Sipas
informacioneve policore, në
rrugën "Llambi Bonata", dy persona
kanë kundërshtuar duke
ushtruar dhunë dhe kanë goditur
për shkak të detyrës, duke qenë
në shërbim, punonjësit e policisë
të patrullës së përgjithshme.
Menjëherë, oficerët e policisë u
kanë ardhur në ndihmë kolegëve,
duke arrestuar shtetasit Altin
Pishaj, 30 vjeç, banues në rrugën
e "Qelqit" dhe Leonardo Krasniqi,
25 vjeç, banues në rrugën
"Hamdi Cenoimeri". Sipas të
dhënave të dosjes hetimore,
punonjësit e policisë A. Brami, 20
vjeç, dhe A. Buzo, 21 vjeç, kanë
qenë duke kryer detyrën e marrë,
verifikimin e çdo personi që
lëviz në orët e vona. Gjatë kontrollit
të të dy autorëve, ata kanë
kundërshtuar me dhunë, duke
tentuar të largohen. Por, shumë
shpejt ka ardhur edhe ndërhyrja
e kolegëve, që kanë ndihmuar dy
oficerët e rinj, duke arrestuar autorët
për kundërshtim të punonjësit
të policisë me dhunë dhe
goditje për shkak të detyrës.
dhunës në Kombinat të Tiranës
gjatë kryerjes së detyrës,
kur ishin duke verifikuar personat
që lëviznin në orët e vona të
natës. Sipas policisë, autorët e
kësaj ngjarjeje janë Altin Pishaj
dhe Leonardo Krasniqi, të cilët
janë arrestuar për dhunën e ushtruar
ndaj dy efektivëve të Patrullës
së Përgjithshme. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se nga komisariati
nr. 6, është marrë
njoftim se në orën 02:00 të
mëngjesit, dy oficerë policie janë
dhunuar nga dy persona. Sipas
informacioneve policore, në
rrugën "Llambi Bonata", dy persona
kanë kundërshtuar duke
ushtruar dhunë dhe kanë goditur
për shkak të detyrës, duke qenë
në shërbim, punonjësit e policisë
të patrullës së përgjithshme.
Menjëherë, oficerët e policisë u
kanë ardhur në ndihmë kolegëve,
duke arrestuar shtetasit Altin
Pishaj, 30 vjeç, banues në rrugën
e "Qelqit" dhe Leonardo Krasniqi,
25 vjeç, banues në rrugën
"Hamdi Cenoimeri". Sipas të
dhënave të dosjes hetimore,
punonjësit e policisë A. Brami, 20
vjeç, dhe A. Buzo, 21 vjeç, kanë
qenë duke kryer detyrën e marrë,
verifikimin e çdo personi që
lëviz në orët e vona. Gjatë kontrollit
të të dy autorëve, ata kanë
kundërshtuar me dhunë, duke
tentuar të largohen. Por, shumë
shpejt ka ardhur edhe ndërhyrja
e kolegëve, që kanë ndihmuar dy
oficerët e rinj, duke arrestuar autorët
për kundërshtim të punonjësit
të policisë me dhunë dhe
goditje për shkak të detyrës.