Greqi, përleshje dhe thirrje për zgjedhje të reja
Greqia vazhdon të përfshi
het nga trazirat tashmë të
përshkallëzuara dhe
betejat mes forcave të policisë
dhe mijëra demonstruesve. Në
Athinë, dje "beteja" është
përqendruar jashtë godinës së
Parlamentit, ndërkohë që Partia
Socialiste ka bërë thirrje për zhvillimin
e zgjedhjeve të reja. Përplasjet
më të ashpra janë zhvilluar
në orët e mesditës. Forcat e
policisë, të pajisura me maska
antigaz dhe shkopinj gome, janë
përballur me protestuesit, kryesisht
të rinj në moshë, të armatosur
vetëm me gurë e mjete të
forta. Në periferi të Athinës, mbi
5000 persona të veshur me të
zeza janë mbledhur për të marrë
pjesë në funeralin e 15-vjeçarit të
vrarë të dielën, vrasje e cila solli
edhe përshkallëzimin e revoltës
masive që ka përfshirë disa
qytete të Greqisë. Duket se kjo
vrasje ka prekur ndjeshmërinë e
të rinjve të zemëruar keqas edhe
pas viteve të skandaleve politike
që kanë përfshirë herë pas here
klasën politike, si dhe rritjes së
shkallës së varfërisë dhe shtimit
të papunësisë përkeqësimit të të
gjithçkaje nga problemet e
mëdha financiare dhe
ekonomike që kanë përfshirë
planetin. Kryeministri Kostas
Karamanlis, partia e të cilit ka
shumicën parlamentare, mbajti
një mbledhje emergjente me
liderët e opozitës, duke i nxitur
ata që të bashkoheshin e të përballonin
sulmet masive. Ai u bëri
apel sindikatave që të ndalonin
një protestë dhe grevë 24- orëshe
të parashikuar për t‘u zhvilluar
sot. Të dyja kërkesat janë kthyer
mbrapsht nga liderët e sindikatave
dhe politikanët, sipas të
cilëve, reformat e qeverisë kanë
përkeqësuar kushtet e jetesës së
grekëve, të cilët janë zhytur vitet
e fundit më shumë në varfëri. "Sipas
liderit të opozitës socialiste,
George Papandreu, qeveria aktuale
ka humbur besimin në popull
dhe gjëja e vetme që qeveria
mund të ofrojë është dorëheqja
e saj dhe organizmi i zgjedhjeve
të reja. Në qytetin verior të Selanikut,
protestuesit janë përplasur
me policinë dhe i kanë vënë
flakën disa dyqaneve. Një pjesë
e madhe e demonstruesve në
qendër të Athinës ishin të paanshëm,
pra nuk kishin të bënin as
me anarkistët dhe as me studentët,
por ishin njerëz të thjeshtë
që dolën në rrugë për të shprehur
pakënaqësitë e tyre. "Unë
jam këtu, sepse kam ndjesinë që
diçka e rëndësishme po ndodh,
diçka që po ndryshon të gjithë
shoqërinë", deklaroi një biznesmen
i thjeshtë 53-vjeçar nga
Athina, i bashkuar me demonstruesit.
Ndërkohë protestat janë
shtrirë edhe në 10 qytete në
vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Po dje, është zhvilluar edhe
funerali i 15-vjeçarit të vrarë nga
një polic grek. Arkivoli i tij ishte i
bardhë dhe i mbuluar me lule. Jashtë
varrezës, policia ka vazhduar
përleshjet me njerëzit e irrituar
dhe vetëm dje, në Athinë, janë
vënë në pranga 200 persona. Greqia
ka një traditë me protestat studentore
dhe me grupet anarkiste
të cilët vazhdimisht e përshkallëzojnë
tensionin me policinë. Protestat
parashikohet të zhvillohen
edhe gjatë ditës ë nesërme.
Kush ishte adoleshenti i vrarë që ndezi protestën?
Për shokët, Aleksandros Grigoropulos ishte një adoleshent i qetë
dhe studioz, ndërsa për policin që e qëlloi për vdekje ai ishte
pjesë e një turme të irrituar. Vdekja e tij e ka çuar Athinën në një
situatë që nuk po e përjetonte që prej dhjetëvjeçarësh. Vdekja e 15-
vjeçarit nxori mijëra vetë në rrugë. Shokët e thërrisnin "Gregory"
dhe ai vinte nga një familje e pasur. E ëma ishte argjendare, kurse i
ati menaxher në bankë. Ai ndiqte një shkollë private në veri të
Athinës. Miqtë thoshin se Gregory ishte një djalë shumë i rezervuar
dhe kalonte kohën më të madhe të ditës duke mësuar dhe
lexuar. I pëlqente shumë edhe muzika. Me pak fjalë, ishte një adoleshent
i zakonshëm me shijet dhe preferencat e shekullit 21. Por
sipas të njohurve dhe shokëve të klasës, ai ishte një djalë shumë i
sjellshëm dhe i qeshur. Dje, në funeralin e tij, morëm pjesë mijëra
vetë, ndërsa arkivoli ndiqej nga prindërit që nuk gjenin ngushëllim.
Djali u qëllua për vdekje pas një përleshjeje të një turme civilësh
me forcat e policisë në një lagje të Athinës, që konsiderohet si ndër
më të dhunshmet. Djali nuk ndodhej aty për protesta, por kishte
marrë pjesë në një mbrëmje. Ai ishte thjesht në vendin e gabuar
dhe në kohën e gabuar dhe gjithë sa ndodhi ishte një fatalitet. Në
përleshje e sipër, policia kreu disa arrestime dhe një polic ka qëlluar,
praktikisht në ajër, por në fakt plumbat e tij kanë lënë të vdekur
adoleshentin e pafajshëm. Sipas dëshmitarëve, polici ka marrë në
shenjë djalin, por vetë policët e tjerë thonë që gjithçka ishte një aksident
fatkeq. Kur djali u rrëzua në tokë, i përgjakur, turma është
irrituar aq shumë sa kjo ka mjaftuar që protesta të shtrihej në shumë
lagje të Athinës dhe të shumëfishohej në numër. Vetëm dje, në faqen
e internetit dedikuar djaloshit të vrarë, erdhën 85 mijë mesazhe
ngushëllimi: "Ti do të mbetesh dëshmitari i pashpirtësisë së
vrasësve gjakftohtë që nuk e duan as shpirtin dhe as vullnetin e lirë",
shkruhet në një nga mesazhet ngushëlluese.