Gjermania i dhuron RENEA-s 54 mijë euro
Ambasada e Gjermanisë i dhuron RENEA-s 54 mijë
euro për mjete të ndryshme, duke shkuar rreth 1
milion euro mbështetja që ata kanë dhënë që nga viti
1999. Dje, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Shtetit,
u nënshkrua me palën gjermane një marrëveshje
për asistencë në kualifikime dhe pajisje për repartin
special RENEA. Ky projekt parashikon
vazhdimin e ndihmës për njësinë
speciale të policisë RENEA, të
cilën Gjermania e jep që nga viti
1999. Masat e deritanishme përfshijnë
trajnime të shumta përmes
njësive speciale komando gjermane
në Gjermani, por edhe në Shqipëri.
Njësia speciale RENEA, e cila
numëron rreth 120 vetë, ka marrë një
formim bazë 10-mujor, ndërsa forcat drejtuese janë
trajnuar edhe 9 muaj të tjerë në Gjermani. Veç kësaj,
RENEA është asistuar edhe në krijimin e një grupi negociator,
si dhe një grupi çaktivizuesish. Që nga viti
1999, Gjermania ka investuar gjithsej rreth 1 milion
euro në kuadër të këtij projekti bashkëpunimi gjermano-
shqiptar. Falë masave të realizuara deri më sot
nga Gjermania, të cilat konsistojnë në trajnime dhe
konsulencë, është bërë e mundur arritja e një niveli
formimi të afërt me atë të njësive speciale gjermane.
Në kuadër të projektit do të sigurohen pajisje komunikimi,
pajisje teknike në rast ndërhyrjesh dhe veshje
antiplumb, me qëllim përmirësimin dhe modernizimin
e mëtejshëm të pajisjeve të kësaj njësie.