E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë: Ne do ta shqyrtojmë dosjen për Bashën

Gjykata e Lartë ka pranu
ar, pas shumë interpre
timesh ligjore, që të marrë
nën shqyrtim dosjen Durrës-
Kukës, ku Prokuroria e Përgjithshme
akuzon ish-ministrin e
Transporteve, Lulzim Basha,
dhe ish-drejtorin juridik në këtë
ministri, Andi Toma, për shpërdorim
detyre dhe abuzime me
fondet publike para dhe gjatë
ndërtimit të rrugës "patriotike".
Dje, Gjykata Supreme në Shqipëri,
verifikoi materialin e
ardhur nga akuza qendrore dhe
sot në orët e paradites do të kryhet
një short për të përcaktuar
trupin gjykues që do të marrë në
shqyrtim provat e paraqitura
nga prokuroria kundër dy ishzyrtarëve,
të cilat do të gjykohen
për rreth 232 milionë euro dëm
të shkaktuar ndaj shtetit shqiptar.
Veprimi i djeshëm i
Gjykatës së Lartë do të "detyrojë"
Gjykatën e Apelit dhe
Gjykatën e Shkallës së Parë t‘i
dorëzojë "eprorit" të gjitha çështjet
që kanë emrin e deputetit
Lulzim Basha, pasi, bazuar në
Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës
Penale, është kjo gjykatë
që verifikon një person me imunitet
në të gjitha rastet kur është
dorëzuar dosja.
Sot, shorti
Sot, në ambientet e Gjykatës
së Lartë, do të hidhet shorti për
të përcaktuar trupin gjykues që
do të marrë nën hetim dosjen e
abuzimeve të rrugës Durrës-
Kukës, e cila ka "në gjirin" e saj
dy të pandehur. Ata janë Lulzim
Basha dhe Andi Toma, që kanë
kundërshtuar organin e
prokurorisë për veprimet që ka
ndërmarrë pas datës 6 nëntor,
duke u bazuar te një vendim i
Gjykatës së Tiranës, i cili pezullonte
afatet e hetimit. Por, në
kundërshti totale, organi i
akuzës ka këmbëngulur se afati
hetimor realizohej për plotësimin
e dosjes dhe për asgjë
tjetër. Dhe në fakt ashtu ndodhi.
Një javë para mbarimit të afatit
të hetimit, akuza qendrore mori
të pandehur ministrin aktual të
Jashtëm, Lulzim Basha, lidhur
me detyrën e tij të mëparshme
në Ministrinë e Transporteve.
Dhe, më datën 5 dhjetor, disa
orë para se të mbaronte afati i
hetimit, prokuroria depozitoi në
sekretarinë e Gjykatës së Lartë
dosjen penale në ngarkim të tij.
Duke qenë se ditët pasardhëse
ishin pushim, për shkak të festave
në Shqipëri, Gjykata e Lartë
verifikoi dosjen dje dhe vendosi
që ta regjistrojë. Në pamundësi
të verifikimit të të gjitha akteve,
gjykata vendosi që sot paradite
të hidhet shorti për të zgjedhur
pesëshen e trupi gjykues. Pas
shortit, togat e zeza do të caktojnë
një datë për gjyqin që me
shumë gjasa, do të zhvillohet
rreth datës 20 dhjetor. Por, në
pamundësi të fillimit të proceseve
gjyqësore në këtë periudhë,
për shkak të festave të fundvitit,
gjykata mund ta shtyjë procesin
në ditët e para të vitit që vjen.
Kërkesa e prokurorisë
Po dje, prokurori i dosjes
Durrës-Kukës, Arben Kraja, ka
përgatitur disa arsye pse ka
kërkuar përjashtimin e
gjyqtares Fatmira Hajdari nga
shqyrtimi i kërkesës së Lulzim
Bashës, i cili kërkonte që veprimi
i prokurorisë për thirrjen
dhe marrjen e tij të pandehur
janë të paligjshëm. Sipas burimeve
nga akuza qendrore, mësohet
se një ndër arsyet ka qenë
vendimi i ndërmjetëm i
gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila
rrëzoi pretendimin se kjo
kërkesë duhet të shqyrtohet në
Gjykatën e Lartë. Prokuroria
thotë se vendimi është i gabuar,
pasi deputeti pa imunitet, Lulzim
Basha, është marrë i pandehur
për abuzimet e pretenduara
të rrugës Durrës-Kukës.
Gjithashtu, prokuroria i shkruan
Gjykatës së Tiranës se duhet
të shpallë moskompetencën e
shqyrtimit të kësaj kërkese,
pasi, tashmë, dosja është dërguar
në Gjykatën e Lartë. "Bazuar
në Kushtetutë dhe në Kodin
e Procedurës Penale, i
kërkojmë Gjykatës së Tiranës që
të vendosë moskompetencën e
kërkesës të të pandehurit Lulzim
Basha", thanë burimet. Sipas
tyre, procesi në vijim në
Gjykatën e Tiranës do të jetë
vetëm formal, pasi dosja është
depozituar në Gjykatën e Lartë,
e cila ka vendimmarrje në të
gjitha shkallët e gjyqësorit në
rast se i pandehur është një
ministër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›