Obama kërkon veprime për reformën në kujdesin shëndetësor

Presidenti Barack Obama i ka kërkuar Kongresit që javët e ardhshme të hedh në votë propozimin e tij për reformimin e sistemit shëndetësor amerikan. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Kent Klein nga Shtëpia e Bardhë, presidenti ka thënë se është i gatshëm të provojë miratimin e këtij plani pa përkrahjen e partisë republikane.
Pas një vit debatesh, presidenti Obama thotë se ligjvënësit u kanë borxh amerikanëve të hedhin votën e tyre përfundimtare për reformimin e sistemit shëndetësor.
"Ky është propozimi ynë dhe ne kemi arritur deri këtu. Ai përmban një qasje që është debatuar dhe ndryshuar, dhe unë besojë se është përmirësuar gjatë vitit të kaluar. Ai përfshinë idetë më të mira nga demokratët dhe republikanët".
Presidenti ka kundërshtuar kërkesat e republikanëve që të fillohet nga e para me hartimin e projektligjit dhe u ka kërkuar udhëheqësve nga të dy dhomat e Kongresit të planifikojnë hedhjen në votë gjatë javëve të ardhshme.
"Në se tani do të fillohej nga e para, kjo do të sillte vonesa të cilat do të mund të zgjasin një apo më shumë dekada të tjera. Amerikanët dhe ekonomia e Shteteve të Bashkuara nuk mund të presin më gjatë".
Në mungesë të përkrahjes së republikanëve për projekt-propozimin, senatorët demokratë kanë nevojë të përdorin një procedurë të quajtur 'pajtimi' e cila kërkon një mbështetje gati të njëzëshme nga demokratët.
Senatori kryesor republikan dhe njëkohësisht përfaqësuesi i pakicës Mitç Mekonell paralajmëroi kundër miratimit të ligjit, me gjithë shtimin e disa ideve republikane nga ana e presidentit.
"Tashmë unë dhe të gjithë ne mirëpresim thirrjen e presidentit për një qasje dypalëshe. Por rruga para nesh që përfshin përdorimin e procedurës së 'pajtimit' nënkupton se e vetmja gjë e cila do të jetë dypalëshe për këtë propozim do të jetë kundërshtimi ndaj tij". /voa/