E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, shpërthen makina, plagoset diplomati izralit

NJU DELHI- Një makinë e ambasadës izraelite ka shpërthyer në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, duke lënduar dy njerëz mes të cilëve një diplomat izraelit bën të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet. Vetura që ishte e parkuar poshtë rrugës, ku gjendet ambasada izraelite në Delhi, është dëmtuar nga djegia. Ministria e Jashtme izraelite e dënoi sulmin, duke deklaruar se Izraeli e kishte të gjithë potencialin për të gjurmuar se kush qëndronte pas kësaj ngjarje.

Sipas BBC, policia ka rrethuar zonën, ndërsa ekspertët e sigurisë janë, duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Liga Arabe apel OKB-së: Dërgoni paqeruajtës në Siri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›