Vdekja e Houston ende nje mister

Whitney Houston e cila u gjet e vdekur në dhomën e saj në “Beverly Hills Hotel” mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një përzierje vdekjeprurëse ilaçesh dhe alkooli. Mbretëresha e muzikës pop ka pasur probleme të rënda depresioni, në një kohë që problemet e saj më drogën vazhdonin. Disa media shkruajnë se edhe pse ishte gjetur një recetë ilaçesh, nuk kishte asnjë shenjë alkooli. E teksa gjithë bota u shokua nga ngjarja e rëndë, edhe më e frikshme është situata në të cilën ndodhet vajza e saj, Bobbi Kristina, e cila në vetëm 24 orë është dërguar dy herë në urgjencë. Familjarët mendojnë se 18-vjeçarja mund të tentojë vetëvrasjen pas vdekjes së nënës së saj. Sipas asaj që raportojnë disa media amerikane, ajo ishte parë për herë të fundit në publik ditën e enjte, tërësisht jashtë forme dhe e dehur. Houston u konfirmua e vdekur pas mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, pavarësisht se ata u përpoqën për 20 minuta me radhë ta mbanin në jetë. E lindur dhe rritur në Nju Xhersi, Houston nisi të këndonte në kishë dhe klube nate në Nju Jork, përpara se të niste një karrierë modeleje dhe të firmoste një kontratë me një kompani muzikore, që e shndërroi në një prej ikonave të muzikës së viteve 1980-90.