E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC ndihma për banorët e izoluar në veri

TIRANE- Kompania celulare AMC, ka ofruar ndihmë për zonat e prekura nga moti i keq në Shqipëri. 600 karta telefonike SIM, dhjetëra telefona celularë dhe mijëra minuta kohë bisede janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, i cili do t’ua dorëzojë pushtetit vendor dhe ekipeve të shpëtimit në zonë. AMC ka siguruar edhe sasi të konsiderueshme ushqimesh dhe veshjesh për banorët e zonave veriore dhe jug-lindore ku ndihen më tepër efektet e dimrit të ashpër.

Stafi teknik i AMC ka marrë masat e nevojshme që komunikimi celular të vazhdojë edhe në kushtet më të rënda atmosferike. Aktualisht rrjeti i AMC është në funksion të plotë në çdo zonë të përfshirë nga vala e të ftohtit.

Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, tha se “AMC dhe punonjësit e saj shprehin keqardhje për situatën e vështirë ku gjenden banorët në këto zona, ndaj kemi vendosur të dhurojmë sasi të konsiderueshme ushqimi, veshjesh dhe batanijesh, si edhe një numër të madh kartash SIM me kohë bisede për nevojat e komunikimit të tyre. Ky është ndër ato raste kur bizneset duhet t’i kthejnë diçka shoqërisë. Ftoj të gjitha kompanitë të ndjekin këtë nismë dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë!”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›