E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Rama 2 orë takim me aleatët

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur në një takim, në ambientet e selisë rozë, aleatët e opozitës së bashkuar.

Tema e diskutimeve që zgjatën rreth 2 orë, ka qenë reforma zgjedhore në vecanti, ku aleatët kërkojnë që socialistët të ndikojnë më shumë në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke futur korrektimin kombëtar.

Në mënyrë që sipas tyre të mos ketë një humbje të votave që shkojnë për partitë e vogla. Por gjithashtu është folur edhe për situatën më të fundit në vend si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Të pranishëm ishin pjesa më e madhe e partive që janë aleate të opozitës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›