KLD zbardh vendimet e marra në mbledhjen e sotme
TIRANË- Këshilli i lartë i Drejtësisë nëpërmmjet nje deklarate për mediat bëri me dije vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme. Në mbledhjen e tij të radhës, datë 13.02.2012, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shqyrtoi, në bazë të rendit të ditës një sërë çështjesh:
Së pari: U deklarua mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, z.Seit Xhoxhaj, për shkak të mbushjes së moshës për dalje në pension. Për rrjedhojë, për atë gjykatë të shkallës së dytë, filloi procedura për plotësimin e vendit vakant;
Së dyti: Në përfundim të shqyrtimit të Projektaktit përfundimtar të vlerësimit të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj dhe Zamir Poda, u dha vlerësimi “shumë mirë”, për aftësitë e tyre profesionale.
Së treti: Në përfundim të procedurës për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Këshilli, vendosi të emërojë në këtë detyrë, Z.Alaudin Malaj.
Së katërti: U realizua procedura e hedhjes së shortit për delegimet e gjyqtarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të apeleve nga një gjykatë në tjetrën, sipas kërkesave të parashtruara në Këshill nga Kryetarët e gjykatave;
Së pesti: Këshilli, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit para afatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu, me shkak dorëheqjen prej tij, si dhe referimi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të nevojës së plotësimit të vendit vakant.
Gjithashtu, Këshilli, mbi bazën e propozimit të Kryetarit, vendosi unanimisht, të autorizojë Kryeinspektoren e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Valbona Vata, të kryejë drejtimin administrativ të këtij institucioni deri në zgjedhjen e zëvendëskryetarit.
(el.me/BalkanWeb)