E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zhvillohet seanca gjyqësore e tragjedisë së Gërdecit

Pritet të zhvillohet sot seanca gjyqësore e radhës për çështjen Gërdeci.
 

Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00 në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që kjo çështje është shtyrë 17 herë për shkak të mungesës së avokatëve apo të pandehurve.
 

Edhe seanca e fundit u shty për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurve Sokol Ngjeçi për arsye shëndetësore.
 

Ndërkohë shtyrja e njëpasnjëshme e seancave gjyqësore çoi edhe në reagimin e Gjykatës së Tiranës që i dërgoi një letër dhomës kombëtare të Avokatisë për të marrë masa për avokatët që janë bërë shkak për shtyrjen e seancave të këtij gjyqi maratonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›