KE: I takon drejtësisë shqiptare të hetojë videon e Metës

Përfaqësuesja e KE-së, Natasha Butler, ka deklaruar se hetimi i përket drejtësisë, duke nënvizuar se fondet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë kanë shkuar në destinacionin e duhur.
“Siç e thashë edhe të mërkurën po flitet për pretendime dhe deri tani nuk janë konfirmuar. U takon autoriteteve shqiptare që të trajtojnë këtë çështje në përputhje me ligjet. Do ta theksoja edhe njëherë atë rëndësi që ka lufta ndaj korrupsionit në raport me procesin e zgjerimit. Për momentin nuk shohim ndonjë rrisk në financimin e fondeve në kuadër të programit IPA për Shqipërinë”, ka deklaruar ajo. /S.Ll/Start/
2011-01-14 18:53
[