E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lavrov: SHBA të mos largohet shumë shpejt nga Afganistani

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se trupat e NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të tërhiqen nga Afganistani, derisa forcat lokale të jenë të afta për ruajtur sigurinë në këtë vend.

Sipas tij qëllimi është që qeveria e Afganistanit “duhet të ketë kapacitete për zbatimin e ligjit dhe mbajtjen e rendit”, para se forcat ndërkombëtare të largohen.

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja ka paralajmëruar se do të largohet nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›