E Shtunë, 31 Tetor 2026

India pranon bashkëpunimin me Kinën në samitin e Kopenhages

India ka pranuar se bashkëpunoi me Kinën dhe disa vende të tjera në samitin e Kopenhages. Autoritetet indiane thanë se 'ky grupim' ishte krijuar për të përballuar presionin e vendeve të zhvilluara për të arritur një marrëveshje në për vendosjen e kuotave të detyrueshme për uljen e nivelit të emetimit të gazrave. Ministri i mjedisit, Xhairam Ramesh, iu tha deputetëve në Dehli se India, Kina, Afrika e Jugut dhe Brazili kishin dalë si një forcë e madhe gjatë negociatave për klimën.
Më herët Kina hodhi poshtë me zemërim akuzat e zyrtarëve britanikë se ajo e kishte sabotuar samitin e Kopenhages.
Në një deklaratë të ministrisë së jashtme kineze thuhet se Kina kishte bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për të kufizuar ngrohjen globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›