E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, përkujtohet 103 vjetori i lindjes së Stalinit

Partia Komuniste e Rusisë, përkujtoi një ditë më parë, më 21 dhjetor, 103 vjetorin e lindjes së Stalinit, me një ceremoni në Sheshin e Kuq. Përfaqësues të partisë gjithashtu inaguruan edhe një bust të ish liderit sovietik, në Osetinë e Veriut. Të dy aktivitetet ishin pjesë e ceremonisë përkujtimore të kësaj figure shumë të dashur për shumë rusë, të cilët donin të rigjallëronin edhe një herë kujtimin dhe imazhin e Stalinit. Edhe pse në kushte të ftohta atmosferike, në Moskën e acartë, Partia Komuniste e Federatës Ruse, e kryesuar nga Gennady Zyuganov, zhvilloi ceremoninë e përvitshme në Sheshin e Kuq për të nderuar e për të respektuar Stalinin. Anëtarë të partisë dhe shumë persona të tjerë, brohoritën për idhullin e tyre politik dhe e cilësuan atë një hero, ndërsa në duar mbanin flamuj komunistë. Gjithashtu adhuruesit e tij vendosën lule në varrin e Stalinit. Ndërkaq në fillim të muajit dhjetor, kryeministri rus, Vladimir Putin, tha se përparimet e bëra nga Bashkimi Sovjetik nën udhëheqjen e diktatorit Josif Stalin u arritën me një çmim të papranueshëm: shtypjen e miliona njerëzve. Në të njëjtën kohë, Putin nuk pranoi të bënte një vlerësim të përgjithshëm të Stalinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›