Clinton: Regjimi sirian ka vrarë qëllimisht civilët

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka deklaruar se ushtria siriane ka vrarë me qëllim civilët në fshatin Tremseh. Mbi 200 persona janë raportuar të jenë vrarë në një sulm të ushtrisë në fshatin e Tremseh, gjë e cila e bën këtë ngjarje, më të përgjakshmen në konfliktin sirian.
Megjithatë, raportet tregojnë se një numër i madh i viktimave ishin luftëtarë rebelë. Ushtria siriane pranoi vrasjen e një numri të madh të terroristëve, por jo të civilëve. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se sulmi hedh dyshime serioze për angazhimin e Presidentit Asad ndaj një plani paqeje. Vëzhguesit e OKB-së konfirmuan se ata panë shenjat e luftimeve intensive në zonë, të enjten, duke përfshirë përdorimin e tankeve, helikopterëve dhe artilerisë të rëndë. Ekipi është duke u përpjekur për të organizuar një armëpushim në mënyrë që të mund të hyjnë në fshat për të bërë një analizë të plotë. kryerja e krimeve të reja në Siri nga ana e forcave të presidentit Bashar al Asad janë dëshmi për nevojën nga reagimi i koordinuar ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara, deklaroi në një reagim të saj, Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest deklaroi para gazetarëve, se Asadi e ka humbur legjitimitetin për pushtet për shkak të "veprimeve të sërishme të dhunës mbi popullin sirian". Vëzhguesit e KB-së në Siri deklaruan se sulmet mbi fshatin Tarimsa, ku janë vrarë rreth 220 persona është operacion "i zgjeruar" i forcave siriane të aviacionit ushtarak, theksohet në kumtesën e misionit të Organizatës Botërore.